"Jo, Jo, Jo" I iku nga duart një truprojeje dhe goditi Berishën, si arriti i riu të sulmonte kreun e PD
Gjatë protestës së opozitës të organizuar sot u regjistrua dhe një incident ku një i ri goditi me grusht Sali Berishën.
Në një video të publikuar nga TV Vizion Plus shihet momenti se si 31 vjeçari Gert Shehu i ka ikur truprojes dhe arriti të godiste kreun e PD-së.
Në video është kapur momenti se si Shehu i kapur nga krahu nga një truproje arrin ti iki dhe drejtohet për nga Berisha ku e godet.
Menjëherë pas kësaj truprojet dhe simpatizantë që u gjendën aty pranë e rrethuan duke e goditur me grushta e shkelma.
Në video ai dëgjohet duke thënë Jo, Jo, Jo.
Pas goditjes kreu i Berisha humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, ndërsa pak sekonda më pas ai u shfaq i gjakosur.