Rama: Aleancë me arsimin e lartë në Evropë, studentët tanë do të studiojnë online nga këtu

Nga konferenca me Ursula von der Leyen dhe me Charles Michel, kryeministri Rama u shpreh se Këshilli i Evropës është një avokat i rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se universitetet do të jenë në gjendje të angazhohen në programin Erasmus Plus dhe me aleancën e arsimit të lartë në Evropë.

Ai shtoi se studentët tanë mund të studiojnë prej vendit tonë në universitetet e Evropës në mënyrë digjitale.

Rama: Jo vetëm universitete do të jenë në gjendje të angazhohen me Erasmus Plus, por me aleancën e arsimit të lartë në Evropë. Në një moment kur të jenë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme, studentët tanë mund të studiojnë prej këtej në universitetet e Evropës në mënyrë digjitale. Kjo ishte diçka që deri më sot ishte e mundur vetëm po të ishe anëtar.

Edhe rrugët e gjelbra me Kroacinë apo me vend tjetër është gjë e re. Tjetër gjë fantastike që diskutuam dhe morëm mbështetjen plotë të udhëheqësve për të pasur në Tiranë kampusin e Kolegjit të Evropës në Bruzh. Një universitet me reputacion mjaft të lartë. Është koha që këtë kampus ta ngremë në Tiranë.

EMISIONET