“Pse u zgjodh Tirana?" Michel: Ishte vendi i duhur, sinjal për Ballkanin Perëndimor se nuk jeni vetëm

“Pse u zgjodh Tirana?" Michel: Ishte vendi i duhur, sinjal për

Nga konferenca me Ursula von der Leyen dhe kryeministrin Rama, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha pse u zgjodh Tirana që të zhvillohej Samiti i BE-së.

Sipas tij, Tirana ishte vendi i duhur dhe se ky është një sinjal shumë i qartë që po i dërgohet Ballkanit Perëndimor se nuk është vetëm.

Michel: Atëherë pse Tirana? Sepse para disa javësh u propozua që të bëhej ky takim këtu, ky samit deri në fund të vitit dhe para se të vendosnim Tirana sigurisht dukej si vendi i duhur dhe ju falënderoj ju, i nderuar Z Kryeministër, Z. Edi, ekipin tuaj sepse ishte mbresëlënëse, pra se si u bë e gjithë kjo gjë dhe që në kaq pak kohë organizuat një gjë kaq të madhe.

Nuk është e lehtë, ne kemi në fakt përvojën tonë në Bruksel, kërkohen përpjekje nga më të ndryshmet, zakonisht ka përpjekje të ndryshme logjistike që duhen zgjidhur, por që kjo gjë u bë e mundur dhe jo vetëm që ishte e mirë për Shqipërinë, sigurisht pra që kemi në sinjal shumë të qartë që ne e përçojmë të gjithë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor sepse ideja nuk është që ne vetëm të flasim me udhëheqësit e vendeve tuaja, por edhe t’u dërgojmë mesazhin e duhur qytetarëve. Pra ne jemi tërësisht të bindur se e ardhmja jonë është e përbashkët.
“Pse u zgjodh Tirana?" Michel: Ishte vendi i duhur, sinjal për
“Pse u zgjodh Tirana?" Michel: Ishte vendi i duhur, sinjal për

EMISIONET