101-vjetori i Martin Camajt/ “Një grusht librash” sjell Anton Nikë Berishën për të folur për kolosin e letërsisë shqipe

101-vjetori i Martin Camajt/ “Një grusht librash” sjell Anton

Gjatë gjysmë shekulli, diktatura komuniste u përpoq me çdo kusht të fshinte nga kujtesa një prej zërave më të fuqishëm të letërsisë kombëtare.

Martin Camaj shkroi pa pasur lexues dhe studiues në atdheun e tij, pasi qarkullimi dhe botimi i veprës ishin rreptësisht të ndaluara.

Megjithatë, kjo trashëgimi e vyer letrare, e cilësuar si një monument lirie nga studiuesi Matteo Mandalà, më në fund është përmbledhur e plotë në një vëllim të vetëm luksoz e voluminoz nga shtëpia botuese Onufri. Në 101-vjetorin e lindjes së këtij autori të jashtëzakonshëm, vepra e tij rikthehet fuqishëm në qendër të vëmendjes.

Megjithëse jeta e tij u zhvillua mes ish-Jugosllavisë, Italisë dhe u mbyll në Gjermani, Camaj kurrë nuk hoqi dorë nga gjuha amtare, duke shkruar gjithmonë dhe vetëm në shqip. Figurë e ndritur e kulturës, ai vlerësohet maksimalisht nga bota akademike dhe letrare.

Siç thekson edhe profesori i njohur Anton Nikë Berisha, në rubrikën "Një grusht librash", të Beti Njumës, Camaj mbetet një shkrimtar i një rrafshi të lartë, një emër që i bën nder letërsisë së djeshme dhe të sotme, e që padyshim është destinuar të lërë gjurmë të pashlyeshme edhe për brezat e ardhshëm.

EMISIONET