Vjosa Osmani në samitin e BE-së në Tiranë: Brenda dhjetorit aplikojmë për anëtarësim në BE

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh shumë e lumtur që ishte e pranishme në këtë samit në Tiranë

Vjosa Osmani: Është një samit shumë i rëndësishëm. Shpresoj që konkluzionet dhe deklarimet do të tregojnë unitetin e europian drejt përshpejtimit të integrimit të Ballkanit Perëndimor. Në të njëjtën kohë jam këtu si lideri i një vendi më tepër pro europian dhe tregojmë angazhimin tonë drejt BE-së dhe sa i takon angazhimeve dhe politikave të BE-së dhe sanskioneve ndaj Rusisë.

Na duhet që BE të lëvizë nga fjalët drejt realizimeve sa I takon procesit të liberalizimit të vizave. Kosova do të dorëzojë aplikimin për kandidate për BE-në brenda këtij viti. Shpresojmë në mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së.

Nuk është vend për dialog mes Serbisë dhe Kosovës por është një proces që besojmë se të çohet në njohjen reciproke mes dy shteteve."  

Sa i takon Serbisë, Osmani tha se Vuçiç vijon mentalitetin e Millosheviçit dhe se dialogu i drejtuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA është e vetmja mënyrë drejt arritjes së një marrëveshje me fund njohjen reciproke." tha Osmani.

KETU TE GJITHA LAJMET E SAMITIT

Vjosa Osmani në samitin e BE-së në Tiranë: Brenda dhjetorit

EMISIONET