Alibeaj: Dënoj dhunën ndaj Berishës, të hetohet urgjentisht dhe të zbardhet ngjarja!

Pas ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha ka reaguar edhe deputeti Enkelejd Alibeaj lidhur me goditjen e Sali Berishës sot në bulevard gjatë protestës së opozitës.
Alibeaj shkruan se e dënon me forcë këtë akt, duke thënë se është i pavend në një shtet demokratik dhe se duhet të zbardhet.
Alibeaj: Dënoj me forcë aktin e sotëm të dhunës ndaj Sali Berishës. Sulmi ndaj çdo politikani, e ndaj çdo individi, është një akt i dënueshëm dhe i pavend në një shtet funksional demokratik.
Incidenti i sotëm duhet të zbardhet urgjentisht nga organet përgjegjëse ndërsa kultura e dhunës duhet përjashtuar njëherë e përgjithmonë nga zhvillimet e politikës në Shqipëri.


