Policia: Personi që goditi Berishën me grusht me precedentë penalë dhe probleme mendore

Policia: Personi që goditi Berishën me grusht me precedentë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar për rastin e dhunës ndaj kreut të PD-së Sali Berisha në protestën e sotme te opozitës në bulevard.

Polica shprehet se në lidhje me incidentin e ndodhur në orën 12:25, në tubimin e organizuar ditën e sotme, po kryhen hetimet Gert Shehu, 31 vjeç, për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës".

“Nga verifikimet paraprake rezulton se 31-vjeçari ka precedentë të mëparshëm kriminal, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve. Gjithashtu, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë.” – njofton policia.

Hetimet po vijojnë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

EMISIONET