Von der Leyen: Me marrëveshjen e Roaming do të flitet më lirë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen shkruan në Tëitter se me marrëveshjen e sotme në Tiranë operatorët e telekomit do të nisin uljen e tarifave të roamingut.
Ajo shton se kështu do të komunikohet me lirë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor duke filluar nga viti i ardhshëm.
Von der Leyen: Me marrëveshjen e sotme, operatorët e telekomit do të nisin uljen e tarifave të roamingut të të dhënave ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga viti i ardhshëm. Kjo është e mirë për biznesin dhe turizmin. Është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për t'i afruar njerëzit.
With today's agreement, telecom operators will start lowering data roaming charges between the EU and the Western Balkans, starting next year.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) December 6, 2022
This is good for business and tourism.
It is also a great way of bringing people closer together. pic.twitter.com/ChYncvFpxx

