Incident në protestë: Sali Berisha sulmohet me grusht, turma neutralizon autorin

Incident në protestë: Sali Berisha sulmohet me grusht, turma

Incident gjate protestës. 

Ndërsa kryetari i PD-së krah Ilir Metës po marshonin drejt Bulevardit një djalë i ri ka dalë para dhe e ka goditur me grusht.

Nga pamjet Berisha duket që humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.

Ndërkohë mbështetës dhe rojet që ruajnë Berishën e kanë kapur menjëherë dhe e kanë vënë poshtë duke e dhunuar dhe goditur me grushte e shkelma.

E gjithë skena ndodhi rreth orës 12:20 minuta.

Djali ishte i moshës 30 vjeç më pas i identifikuar si Gert Shehu dhe jetonte në Babrru u mor nga rojet e sigurisë të Berishës dhe u shoqërua për në selinë e PD-së.

Ndërkohë edhe pse me fytyrën e mavijosur ku dukej qartë shenja e dhunës Berisha ka vijuar dhe marshimin dhe më pas është ngritur në podium ku dhe mbajti fjalën e tij. 

Berisha: Asgjë në botë nuk na mposht ne, populli i opozitës, populli i fitores. Poshtë Edi Rama, kriminelët, ne do të fitojmë. Rroftë opozita shqiptare. Nderim ju që jeni sot këtu për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelëve. Faleminderit shumë.

Ndërkohë policia shkoi ne seline e PD-se dhe e shoqeroi te riun ne spitalin e Traumes. Vetë Berisha nuk u paraqit në spital. 

EMISIONET