"Bertha" i afrohet bregdetit amerikan, paralajmërime për reshje intensive dhe përmbytje

"Bertha" i afrohet bregdetit amerikan, paralajmërime për

Stuhia tropikale "Bertha" po fiton forcë në Gjirin e Meksikës, ndërsa autoritetet amerikane kanë shpallur alarm për zonat bregdetare për shkak të rrezikut nga erërat e forta, reshjet intensive dhe përmbytjet.

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve (NHC), mëngjesin e së martës stuhia ndodhej rreth 115 kilometra në jugperëndim të Panama City, në shtetin e Floridës, dhe po lëvizte ngadalë drejt veriperëndimit, në drejtim të bregdetit amerikan.

"Bertha" shoqërohet me erëra të qëndrueshme që arrijnë deri në 97 kilometra në orë. Meteorologët parashikojnë që stuhia të vijojë të intensifikohet gjatë orëve në vijim.

Paralajmërimet janë në fuqi për zonat përgjatë veriut të Gjirit të Meksikës, ku priten erëra të forta, reshje të dendura shiu dhe përmbytje bregdetare.

Sipas NHC-së, kushtet më të vështira atmosferike pritet të shfaqen deri në fund të ditës së martë dhe gjatë së mërkurës. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të marrin masat e nevojshme për t'u përballur me motin e rënduar.

EMISIONET