Samiti i BE-së, Makron: Do rikthehem në Tiranë, Me rëndësi solidariteti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Francës Macron u shpreh I gëzuar që ndodhej në Tiranë në kuadër të samitit ndërsa premtoi se do të vijë herë tjetër në kuadër të marrëdhënieve dy palëshe mes dy shteteve.

"Kam thënë gjithmonë që diskutimet dhe lufta në Ukrainë është cështje sigurie prë të gjithë rajonin.

Që prej shkurit marsit po punojmë. Jam shumë i lumtur që jam në Shqipëri.

Dua të falenderoj kryeministrin Rama për këtë samit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të rëndësishëm për ne. Në kuadër të presidencës çeke kemi projekte konkrete për të diskutuar. Është e rënëdëishme të kemi solidaretit mes BE së e BP për energjinë dhe për procesin e integrimit europian të kësaj pjese. Është e rëndësishme të punohet drejt solidaritetit dhe thellimit axhendës politike.

Do të kemi mundësi me kancelarin Sholtz të përgatisim konkluzoionet për energjinë që janë diskutuar edhe javën e kaluar.

Ky debat është absurd, roli i autoriteteve publike nuk është të qeverisin përmes frikës e kësisoj roli i qeverisë, ministrave e operatorëve është të bëjnë punën e tyre në raport me energjinë.

Natyrisht kjo nuk është për të frikësuar njerëzit me këto skenare absurde. Ju lutem ndaleni. Jemi një vend i madh, kemi çështjen e energjisë për shkak të situatës por natyrisht çdo qeveri bën punënë e vet. Ato që janë operatorë, puna e qeverisë është të puna e qeverisë. 

Dua falenderoj edhe njëherë kryeministrin Rama për mikpritjen e tij. Dua tju them se jam shumë krenar dhe të lumtur që jemi këtu, miku im i mirë Rama më ka ftuar disa herë, jam këtu por do të kthehem për një takim dypalësh," tha Macron.

EMISIONET