Atentat tek mbikalimi në Fushë-Krujë, ekzekutohen 3 persona me breshëri plumbash

Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj, mbetën të vrarë në atentatin e pasdites së sotme (17 Korrik) në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Dyshohet se katër kanë qenë autorët të cilët ndodheshin në makinën tip  "Volswagen Passat" që qëlluan me breshëri plumbash mbi makinën e viktimave.

Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj, u shkrumbuan në makinën në të cilën ndodheshin pasi u përfshi nga flakët si pasojë e plumbave.

Ndërkohë Vata arriti të dilte i gjallë nga makina, por autorët sapo kanë parë atë duke dalë kanë kthyer dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.

Në vendngjarje janë gjetur rreth 50 gëzhoja, ndërkohë një automjet kallashnikov është gjetur në makinën e autorëve dhe një pistoletë në makinën e viktimave.


21:19 Ekskluzive/ Ky është Diklen Vata që u vra në atentatin në Fushë-Krujë, autorët e qëlluan me breshëri plumbash pasi e panë të gjallë

Ora News, ka siguruar foton e Diklen Vatës, 30-vjeçarit që humbi jetën në atentatin e pasdites së sotme (17 Korrik), tek mbikalimi i Fushë-Krujës.

Pasi atentatorët qëlluan me breshëri plumbash në makinën që ndodhej Vata me Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha, 30-vjeçari arriti të dilte i gjallë, por ka humbur jetën në asfalt.

Kjo pasi autorët të cilët dyshohej ishin 4, sapo e kanë parë duke dalë nga makina, kanë kthyer dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.

Tre persona kanë mbetur të vrarë në një atentat të mirëfilltë mafioz rreth orës 14:30 minuta të së dielës në afërsi të mbikalimit të Fushë Krujës. Viktima të tij atentati mbetën Diklen Vata, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha. Autorët të cilët ndodheshin në makinën tip "Volsëagen Passat", e njëjtë si ajo e viktimave, ishin pozicionuar tek mbikalimi i Fushë-Krujës.

Duket se ata kishin organizuar një pritë të mirë menduar duke mos lënë asnjë mundësi që shënjestra e tyre të largohej.

Sapo makina në të cilën ndodheshin Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj është futur në mbikalim është gjendur në breshërinë e plumbave, ku mendohet se autorët e kësaj masakre kanë zbrazur dy karikatorë automatikësh.

Pasi kanë qëlluar me automatik drejt automjetit tip "Volswagen Passat” dyshohet se njëri prej atentatorëve ka hedhur dhe lëndë djegëse në pjesën e kofanos të makinës duke shkaktuar dhe flakët.

Në këtë konkluzion është arritur pasi është gjetur lëndë djegëse brenda makinës, por dhe në asfalt.

Pak minuta më vonë do të mësohej se makina e djegur e autorëve ishte gjetur në Larushkë dhe brenda mjetit janë gjetur 3 automatik. Po ashtu një armë zjarri pistoletë është gjetur në makinën e viktimave.

19:40/ Masakra me 3 viktima në Fushë-Krujë, Diklen Vata doli nga makina por humb jetën në asfalt

Tre persona kanë mbetur të vrarë në një atentat të mirëfilltë mafioz rreth orës 14:30 minuta të së dielës në afërsi të mbikalimit të Fushë Krujës. Viktima të tij atentati mbetën Diklen Vata, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha.

Autorët të cilët ndodheshin në makinën tip "Volswagen Passat", e njëjtë si ajo e viktimave, ishin pozicionuar tek mbikalimi i Fushë-Krujës.

Duket se ata kishin organizuar një pritë të mirë menduar duke mos lënë asnjë mundësi që shënjestra e tyre të largohej.

Sapo makina në të cilën ndodheshin Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj është futur në mbikalim është gjendur në breshërinë e plumbave, ku mendohet se autorët e kësaj masakre kanë zbrazur dy karikatorë automatikësh.

Vata, mësohet se ka dalë nga makina duke i mbijetuar fillimisht atentatit, por autorët sapo e kanë parë të gjallë janë kthyer dhe e kanë qëlluar sërish për vdekje.

Pasi kanë qëlluar me automatik drejt automjetit tip "Volswagen Passat” dyshohet se njëri prej atentatorëve ka hedhur dhe lëndë djegëse në pjesën e kofanos të makinës duke shkaktuar dhe flakët.

Në këtë konkluzion është arritur pasi është gjetur lëndë djegëse brenda makinës, por dhe në asfalt.

Pak minuta më vonë do të mësohej se makina e djegur e autorëve ishte gjetur në Larushkë dhe brenda mjetit është gjetur një automatik. Po ashtu një armë zjarri pistoletë është gjetur në makinën e viktimave.

Dhe kur kishte kaluar më shumë se 1 orë nga ngjarja Policia doli në një njoftim zyrtar, për atentatin e ndodhur në Fushë-Krujë. Pak minuta më vonë në vendngjarje do të mbërrin drekjtori i Policisë Kriminale Tonin Vocaj si dhe drejtues të policisë së Durrësit. Ndërkaq në hetime duket se janë përfshirë tashmë dhe prokurorët e posaçëm të SPAK-ut, të cilët po hetojnë pistat e konflikteve të grupeve të strukturuara kriminale.

Ndërkohë forcat RENEA dhe FNSH nisën kërkimet në fshatin Larushë ku u gjet makina e djegur e autorëve por edhe në Nikël të Krujës, pasi dyshohet se autorët janë prej këtij fshati të përfolur gjithmonë pas vrasjeve të bujshme.

Ndërkohë vlen të sqarohet se në vendin e ngjarjes nuk ka biznese pranë dhe nuk ka kamera sigurie për të identifikuar autorët, po ashtu edhe në vendin ku u gjet i djegur automjeti.

Por, sipas raportimit janë sekuestruar pamjet e sigurisë së disa bizneseve shumë pranë autostradës për të zbuluar itinerarin e autorëve para se të kryenin atentatin.

18:05/ Atentati tek mbikalimi në Fushë Krujë, policia harron gëzhojat në vendin e krimit

Ora News, ka siguruar fotot e gëzhojave të armëve të zjarrit tek atentati i ndodhur pasditen e sotme te mbikalimi në Fushë-Krujë.

Mësa duket policia nuk ka e ka kontrolluar tamam zonën e krimit të rëndë me tre viktima, pasi ka harruar gëzhojat në vendngjarje. 

Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj, mbetën të vrarë në atentatin e pasdites së sotme (17 Korrik) në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Dyshohet se katër kanë qenë autorët të cilët ndodheshin në makinën tip  "Volswagen Passat" që qëlluan me breshëri plumbash mbi makinën e viktimave.

Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj, u shkrumbuan në makinën në të cilën ndodheshin pasi u përfshi nga flakët si pasojë e plumbave.

Ndërkohë Vata arriti të dilte i gjallë nga makina, por autorët sapo kanë parë atë duke dalë kanë kthyer dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.

Në vendngjarje janë gjetur rreth 50 gëzhoja, ndërkohë 3 kallashnikov janë gjetur në makinën e autorëve dhe një pistoletë në makinën e viktimave.

17:29/ Atentati në Fushë-Krujë, dyshohet se 4 ishin autorët e vrasjes së 3 personave, njëri shoferi, tre të tjerët qëlluan me kallashanikov

Katër dyshohet të kenë qenë autorët e atentatit në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj.

Gazetari Edison Vatnikaj, bën me dije se në makinën tip "Volswagen Passat" në të cilën ndodheshin autorët, njëri prej tyre ka qenë shofer, ndërsa tre të tjerët kanë qëlluar me breshëri automatiku drejt viktimave të cilët ndodheshin në një makinë të njëjtë me atë të autorëve.

Duket se ata kishin organizuar një pritë në mënyrë që shënjestra e tyre të mos largohet.

Sapo Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj janë futur në mbikalimin e Fushë-Krujës, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Bëhet e ditur se autorët mbi makinën që ndodheshin viktimat kanë zbrazur dy karikator të automatikut.

Vata, mësohet se ka dalë nga makina duke i mbijetuar atentatit, por autorët sapo e kanë parë të gjallë kanë kthyer dhe e kanë qëlluar sërish për vdekje.

Ndërkohë Hoxha e Martinaj u shkrumbëruan brenda makinës së tyre pasi u përfshi nga flakët si pasojë e plumbave.

Më pas ata janë larguar ndërsa makina e djegur që dyshohet të jetë e autorëve është gjetur në Larushkë. Brenda automjetit është është gjetur një automatik. Po ashtu një armë zjarri pistoletë është gjetur në makinën e viktimave.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë gjetur 50 gëzhoja. 

17:01/ Shkrumb e hi, momenti kur makina që mbetën të vrarë tre persona në Fushë-Krujë, largohet nga vendngjarja

Ora News, ka siguruar momentin kur makina e shkrumbëruar ku mbetën të vrarë Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj është larguar nga vendi i ngjarjes.

Siç shihet makina është shkrumbëruar totalisht. Brenda makinës u shkrumbëruan po ashtu dhe Besmir Hoxha e Brilant Martinajn.

Makina tip "Volsëagen Passat", është përfshirë  nga flakët pasi mbi të u qëlluar me breshëri automatiku.

Ndërsa Diklen Vata, arriti të dalë i gjallë nga makina, por autorët u kthyen dhe qëlluan mbi të deri sa e lanë të vdekur.

Trupat e viktimave u larguan nga vendi i ngjarjes me ambualancë.

16:36/ Atentati në Fushë-Krujë, autorët pritë viktimave te mbikalimi, u kthyen dhe vranë Diklen Vatën pasi doli i gjallë nga makina

Ora News, sjellë dinamikën se si ndodhi atentati në mbikalimin e Fushë-Krujës, pasditen e sotme (17 Korrik).

Gazetari Mark Bunga, bën me dije se autorët të cilët ndodheshin në makinën tip "Volswagen Passat", e njëjtë si ajo e viktimave, ishin pozicionuar tek mbikalimi.

Duket se ata kishin organizuar një pritë në mënyrë që shënjestra e tyre të mos largohet. Sapo Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj janë futur në mbikalim kanë qëlluar me breshëri plumbash. Autorët mbi makinën që ndodheshin viktimat kanë zbrazur dy karikator të automatikut.

Vata, mësohet se ka dalë nga makina duke i mbijetuar atentatit, por autorët sapo e kanë parë të gjallë kanë kthyer dhe e kanë qëlluar sërish për vdekje.

Në këtë atentat mbetën të vrarë Diklen Vata 30-vjeç, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj, i cili dyshohet se i përfshirë në vrasjen e efektivit të FNSH-së , Xhulio Prela.

Makina e djegur e autorëve u gjet në Larushkë dhe brenda mjetit është gjetur një automatik. Po ashtu një armë zjarri pistoletë është gjetur në makinën e viktimave.

 

16:20/ U shkrumbua brenda ‘Passat-it’, ky është Brilant Martinaj, viktima e atentatit në Fushë-Krujë (FOTO)

Ora News, ka siguruar foton e Brilant Martinajn, i cili mbeti viktimë e atentatit të ditës së sotme në Fushë-Krujë.

Së bashku me Besmir Hoxhën u shkrumbëruan brenda makinës tip "Volswagen Passat", e cila u përfshi nga flakët pasi u qëllua me armë zjarri.

Viktimë e këtij atentati mbeti edhe Diklen Vata, 30-vjeç me precedent të mëparshëm penal për drogë.

Sakaq Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt, ishte larguar në Turqi ku dhe qëndroi për një kohë të gjatë ndërsa ishte shpallur në kërkim për vrasjen e efektivit të FNSH Xhulio Prela.

Për këtë ngjarje ndaj Brilant Martinaj Prokuroria e Lezhës vijoi me pushimin e akuzave dhe dërgoi në gjykatë dy persona të tjerë si  autorë të vrasjes së efektivit të policisë së FNSH-së, Shkodër, Xhulio Prela.

Efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë. 26-vjeçari ishte nisur nga Tirana për në aeroportin e Rinasit në orën 01:00 të natës për të marrë një mikun e tij e për ta dërguar drejt fshatit Kosmaç në Shkodër.

16:11/ Atentati në Fushë-Krujë, gjendet një pistoletë në makinën e viktimave

Një armë zjarri tip pistoletë është gjetur në makinën e tre viktimave të cilët humbën jetën si pasojë e atentatit në Fushë-Krujë. 

Në atentatin që ndodhi pasditen e sotme (17 Korrik) në mbikalimin e Fushë-Krujës, mbetën të vrarë, Diklen Vata 30-vjeç, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj. 

Vata ishte i arretsuar në 2017 pasi u kap me doza kokaine, ndërsa Martinaj dyshohet i përfshirë në vrasjen e efektivit të FNSH, Xhulio Prela. 

Martinaj, ishte larguar në Turqi ku dhe qëndroi për një kohë të gjatë ndërsa ishte shpallur në kërkim për vrasjen e efektivit të FNSH Xhulio Prela.

Për këtë ngjarje ndaj Brilant Martinaj Prokuroria e Lezhës vijoi me pushimin e akuzave dhe dërgoi në gjykatë dy persona të tjerë si  autorë të vrasjes së efektivit të policisë së FNSH-së, Shkodër, Xhulio Prela. 

Ora 16:00 Detaji i ri nga atentati në Fushë Krujë/ Pasi qëlluan me automatik njëri prej atentatorëve i vuri flakën makinës

Ora News sjell detaje të reja mbi atentatin e ndodhur rreth orës 14:30 në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës.  Pasi kanë qëlluar me automatik drejt automjetit tip "Volsëagen Passat” njëri prej atentatorëve ka hedhur dhe lëndë djegëse në pjesën e kofanos të makinës duke shkaktuar dhe flakët.

Në këtë konkluzion është arritur pasi është gjetur lëndë djegëse brenda makinës por dhe në asfalt, raporton gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj.


Ora 16:00 Identifikohen dhe dy viktimat 

Janë identifikuar dhe dy emrat e viktimave që humbën jetën ditën e sotme në atentatin në Fushë Krujës.

Së bashku me Diklen Vatën 30-vjeç, viktima mbetën dhe Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj. 

Hoxha dhe Martinaj, u shkrumbëruan në makinën tip "Volswagen Passat", pasi kjo e fundit mori flakë pas plumbave.

Ai ishte larguar në Turqi ku dhe qëndroi për një kohë të gjatë ndërsa ishte shpallur në kërkim për vrasjen e efektivit të FNSH Xhulio Prela. Për këtë ngjarje ndaj Brilant Martinaj Prokuroria e Lezhës vijoi me pushimin e akuzave dhe dërgoi në gjykatë dy persona të tjerë si  autorë të vrasjes së efektivit të policisë së FNSH-së, Shkodër, Xhulio Prela.


Ora 16:00 Me precedent të mëparshëm penal/ Kush është Diklen Vata, një nga viktimat e atentatit të sotëm në Fushë-Krujë 

Diklen Vata 30-vjeç është një nga viktimat e atentatit të ditës së sotme (30-vjeç) në mbikalimin e Fushë Krujës.

Por Vata nuk është një person i panjohur për policinë, pasi i riu është arrestuar në 2017 pasi policia i ka gjetur disa doza kokainë të fshehura në çelësin e makinës.

Asokohe Vatës, iu gjet në shtëpi edhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë. 

 


Ora 15:46 Në mjetin e djegur të autorëve gjendet një automatik, dyshohet se është përdorur për krimin

Atentati në Fushë-Krujë, policia: Në mjetin e djegur të autorëve gjendet një automatik

Policia ka dalë në njoftim zyrtar, për atentatin e ndodhur në Fushë-Krujë ditën e sotme (17 Korrik) ku si pasojë kanë humbur jetën Diklen Vata 30-vjeç, dhe dy persona të tjerë identiteti i të cilëve nuk është identifikuar.

Policia bën me dije se automjeti tip "Volswagen Passat"  me të cilën po udhëtonte Vata me dy të tjerët ka marrë flakë pasi është qëlluar me armë zjarri.

Mësohet se 30 vjeçari, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij.

Ora 15:45 Policia jep Informacion paraprak mbi atentatin ku mbetën të vrarë tre persona

Informacioni paraprak: Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës, dyshohet se në drejtim të një automjeti tip "Volswagen Passat" është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë automjeti ka marrë flakë dhe janë djegur në automjet dy shtetas ende të pa identifikuar.

Gjithashtu, nga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi D. V., 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta Policie.

Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip "Volswagen Passat" që dyshohet se është i autorëve.
Në brendësi të automjetit eshte konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSh Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, po punon për identifikimin e dy shtetasve të djegur në automjet dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e cdo prove të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

Ora 15:40 Gjendet një makinë e djegur në Larushkë, dyshohet se u përket autorëve të atentatit në Fushë-Krujë

Një makinë e djegur është gjetur në Larushkë, e cila dyshohet se u përket autorëve të atentatit në Fushë-Krujë.

Si pasojë e atentatit mbetën të vrarë tre persona, një prej të cilëve Diklen Vata, 33-vjeç. Identiteti i dy viktimave të tjera nuk është mësuar ende, pasi ata jamë shkrumbuar kur makina shpërtheu në flakë. Rreth orës 15:40 në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat e morgut për të tërhequr trupat e shkrumbuar të dy viktimave të tjera.

 


Ora 15:26  Atentati tek mbikalimi në Fushë Krujë. Identifikohet njëri prej viktimave, 2 të tjerët janë shkrumbuar

Ora News mëson emrin e njërit prej tre viktimave të atentatit të ndodhur tek mbikalimi në Fushë Krujë. Ai është Diklen Vata, ndërkohë që dy të tjerët janë shkrumbuar dhe është i vështirë identifikimi i tyre.

Nga informacionet e para Vata i cili ishte rreth moshës 33 vjeç, ishte person me precedent penal. Ai është me origjinë nga zona e Laçit dhe është arrestuar në 2017 për drogë.

Vata ka arritur të dalë nga makina  dhe është ekzekutuar nga autorët jashtë makinës. Shikoni foton lart djathtas. 

Zjarrfikësja dhe ambulanca për shkak të trafikur kanë shkuar me vonesë.

Mjeti i i autorëve është djegur në Arameras.


Ora 15:00 Atentatorët vranë dhe pasagjerin që mundi ti shpëtonte flakëve

Tre persona kanë mbetur të vrarë në një atentat të mirëfilltë të ndodhur rreth orës 14:30 minuta (17 korrik 2022) në afërsi të mbikalimit të Fushë Krujës. Nga informacionet e para dyshohet se janë vrarë shoferi, dhe dy pasagjerët e makinës.

Një informacion nga vendngjarja bën të ditur se pasagjeri i sediljes së parë ka hapur derën dhe ka dalë nga makina por atentatorët i kanë shkuar pas dhe e kanë vrarë.

Dyshohet se atentatorët kanë qëlluar me automatikë, raporton gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj nga vendi i ngjarjes.  

Ende nuk dihet identiteti i viktimave. 


Ora 14:50 Pamjet e para nga atentati tek mbikalimi i Fushë Krujës, makina ende në flakë 

Ora News sjell pamjet e atentatit të ndodhur rreth orës 14:30 minuta në afërsi të mbikalimit të Fushë Krujës. Makina vijon të jetë në flakë ndërsa policia ka rrethuar zonën.

Informacionet janë ende në përditësim ndërsa dyshohet se ka më shumë se një viktimë, informon gazetari i Ora News Edison Vatnikaj.


Ora 14:30 Atentat tek mbikalimi në Fushë-Krujë, makina merr flakë, dyshohet për 3 viktima

Një atentat u shënua rreth orës 14:30 (17 korrik 2022) në mbikalimin e Fushë-Krujës. Një makinë ka shpërthyer në flakë pasi dyshohet se është qëlluar drejt saj. Dyshohet se tre persona kanë mbetur të vrarë, informon gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj. 

 

EMISIONET