Atentati në Fushë-Krujë, gjendet një pistoletë në makinën e viktimave

Atentati në Fushë-Krujë, gjendet një pistoletë në

Një armë zjarri tip pistoletë është gjetur në makinën e tre viktimave të cilët humbën jetën si pasojë e atentatit në Fushë-Krujë. 

Në atentatin që ndodhi pasditen e sotme (16 Korrik) në mbikalimin e Fushë-Krujës, mbetën të vrarë, Diklen Vata 30-vjeç, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj. 

Vata ishte i arretsuar në 2017 pasi u kap me doza kokaine, ndërsa Martinaj dyshohet i përfshirë në vrasjen e efektivit të FNSH, Xhulio Prela. 

Martinaj, ishte larguar në Turqi ku dhe qëndroi për një kohë të gjatë ndërsa ishte shpallur në kërkim për vrasjen e efektivit të FNSH Xhulio Prela.

Për këtë ngjarje ndaj Brilant Martinaj Prokuroria e Lezhës vijoi me pushimin e akuzave dhe dërgoi në gjykatë dy persona të tjerë si  autorë të vrasjes së efektivit të policisë së FNSH-së, Shkodër, Xhulio Prela

EMISIONET