Atentati tek mbikalimi në Fushë Krujë, policia harron gëzhojat në vendin e krimit (FOTO)
Ora News, ka siguruar fotot e gëzhojave të armëve të zjarrit tek atentati i ndodhur pasditen e sotme te mbikalimi në Fushë-Krujë.
Mësa duket policia nuk ka e ka kontrolluar tamam zonën e krimit të rëndë me tre viktima, pasi ka harruar gëzhojat në vendngjarje.
Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj, mbetën të vrarë në atentatin e pasdites së sotme (16 Korrik) në mbikalimin e Fushë-Krujës.
Dyshohet se katër kanë qenë autorët të cilët ndodheshin në makinën tip "Volswagen Passat" që qëlluan me breshëri plumbash mbi makinën e viktimave.
Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj, u shkrumbuan në makinën në të cilën ndodheshin pasi u përfshi nga flakët si pasojë e plumbave.
Ndërkohë Vata arriti të dilte i gjallë nga makina, por autorët sapo kanë parë atë duke dalë kanë kthyer dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.
Në vendngjarje janë gjetur rreth 50 gëzhoja, ndërkohë 3 kallashnikov janë gjetur në makinën e autorëve dhe një pistoletë në makinën e viktimave.