Atentati tek mbikalimi në Fushë-Krujë, një i tretë i shpëtoi plumbave, atentatorët e ndoqën dhe e vranë jashtë makinës

Tre persona kanë mbetur viktima të një atentati të ndodhur rreth orës 14:30 minuta në afërsi të mbikalimit të Fushë Krujës.

Gazetari i Ora News Edison Vatnikaj raporton se në atentat janë vrarë shoferi dhe 2 pasagjerët.

Në momentin e atentatit personi i cili ndodhej në sediljen e parë ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti por atentatoret kanë shkuar dhe e kanë vrarë.

Nuk dihet me saktësi se cilët janë personat e përfshirë në këtë atentat. Atentati është kryer me armë automatike.

Aktualisht nuk dihet se cili ishte intinerari i mjetit ku mbetën tre të vrarë në atentat.

Zjarrëfikësja dhe ambulanca për shkak të trafikur kanë shkuar me vonesë.

Mjeti i i autorëve është djegur në Arameras.

EMISIONET