U shkrumbua brenda ‘Passat-it’, ky është Brilant Martinaj, viktima e atentatit në Fushë-Krujë (FOTO)

U shkrumbua brenda ‘Passat-it’, ky është Brilant Martinaj,

Ora News, ka siguruar foton e Brilant Martinajn, i cili mbeti viktimë e atentatit të ditës së sotme në Fushë-Krujë.

Së bashku me Besmir Hoxhën u shkrumbëruan brenda makinës tip "Volsëagen Passat", e cila u përfshi nga flakët pasi u qëllua me armë zjarri.

Viktimë e këtij atentati mbeti edhe Diklen Vata, 30-vjeç me precedent të mëparshëm penal për drogë.

Sakaq Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt, ishte larguar në Turqi ku dhe qëndroi për një kohë të gjatë ndërsa ishte shpallur në kërkim për vrasjen e efektivit të FNSH Xhulio Prela.

Për këtë ngjarje ndaj Brilant Martinaj Prokuroria e Lezhës vijoi me pushimin e akuzave dhe dërgoi në gjykatë dy persona të tjerë si  autorë të vrasjes së efektivit të policisë së FNSH-së, Shkodër, Xhulio Prela.

Efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor me një plumb në gjoks teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë. 26-vjeçari ishte nisur nga Tirana për në aeroportin e Rinasit në orën 01:00 të natës për të marrë një mikun e tij e për ta dërguar drejt fshatit Kosmaç në Shkodër.

U shkrumbua brenda ‘Passat-it’, ky është Brilant Martinaj,

EMISIONET