Atentati në Fushë-Krujë, autorët pritë viktimave te mbikalimi, u kthyen dhe vranë Diklen Vatën pasi doli i gjallë nga makina
Ora News, sjellë dinamikën se si ndodhi atentati në mbikalimin e Fushë-Krujës, pasditen e sotme (17 Korrik).
Gazetari Mark Brunga, bën me dije se autorët të cilët ndodheshin në makinën tip "Volswagen Passat", e njëjtë si ajo e viktimave, ishin pozicionuar tek mbikalimi.
Duket se ata kishin organizuar një pritë në mënyrë që shënjestra e tyre të mos largohet. Sapo Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj janë futur në mbikalim kanë qëlluar me breshëri plumbash. Autorët mbi makinën që ndodheshin viktimat kanë zbrazur dy karikator të automatikut.
Vata, mësohet se ka dalë nga makina duke i mbijetuar atentatit, por autorët sapo e kanë parë të gjallë kanë kthyer dhe e kanë qëlluar sërish për vdekje.
Në këtë atentat mbetën të vrarë Diklen Vata 30-vjeç, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj, i cili dyshohet se i përfshirë në vrasjen e efektivit të FNSH-së , Xhulio Prela.
Makina e djegur e autorëve u gjet në Larushkë dhe brenda mjetit janë gjetur 3 kallashanikov. Po ashtu në makinën e viktimave është gjetur një pistoletë.
Në vendngjarje janë gjetur rreth 50 gëzhoja.