Identifikohen dhe dy viktimat e tjerë të atentatit në Fushë-Krujë, njëri prej tyre dyshohej si vrasësi i efektivit të FNSH
Janë identifikuar dhe dy emrat e viktimave që humbën jetën ditën e sotme në atentatin në Fushë Krujës.
Së bashku me Diklen Vatën 30-vjeç, viktima mbetën dhe Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj.
Hoxha dhe Martinaj, u shkrumbëruan në makinën tip "Volswagen Passat", pasi kjo e fundit mori flakë pas plumbave.
Ai ishte larguar në Turqi ku dhe qëndroi për një kohë të gjatë ndërsa ishte shpallur në kërkim për vrasjen e efektivit të FNSH Xhulio Prela.
Për këtë ngjarje ndaj Brilant Martinaj Prokuroria e Lezhës vijoi me pushimin e akuzave dhe dërgoi në gjykatë dy persona të tjerë si autorë të vrasjes së efektivit të policisë së FNSH-së, Shkodër, Xhulio Prela.