Ekskluzive/ Ky është Diklen Vata që u vra në atentatin në Fushë-Krujë, autorët e qëlluan me breshëri plumbash pasi e panë të gjallë
Ora News, ka siguruar foton e Diklen Vatës, 30-vjeçarit që humbi jetën në atentatin e pasdites së sotme (17 Korrik), tek mbikalimi i Fushë-Krujës.
Pasi atentatorët qëlluan me breshëri plumbash në makinën që ndodhej Vata me Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha, 30-vjeçari arriti të dilte i gjallë, por ka humbur jetën në asfalt.
Kjo pasi autorët të cilët dyshohej ishin 4, sapo e kanë parë duke dalë nga makina, kanë kthyer dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.
Tre persona kanë mbetur të vrarë në një atentat të mirëfilltë mafioz rreth orës 14:30 minuta të së dielës në afërsi të mbikalimit të Fushë Krujës. Viktima të tij atentati mbetën Diklen Vata, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha. Autorët të cilët ndodheshin në makinën tip "Volsëagen Passat", e njëjtë si ajo e viktimave, ishin pozicionuar tek mbikalimi i Fushë-Krujës.
Duket se ata kishin organizuar një pritë të mirë menduar duke mos lënë asnjë mundësi që shënjestra e tyre të largohej.
Sapo makina në të cilën ndodheshin Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj është futur në mbikalim është gjendur në breshërinë e plumbave, ku mendohet se autorët e kësaj masakre kanë zbrazur dy karikatorë automatikësh.
Pasi kanë qëlluar me automatik drejt automjetit tip "Volsëagen Passat” dyshohet se njëri prej atentatorëve ka hedhur dhe lëndë djegëse në pjesën e kofanos të makinës duke shkaktuar dhe flakët.
Në këtë konkluzion është arritur pasi është gjetur lëndë djegëse brenda makinës, por dhe në asfalt.
Pak minuta më vonë do të mësohej se makina e djegur e autorëve ishte gjetur në Larushkë dhe brenda mjetit janë gjetur 3 automatik. Po ashtu një armë zjarri pistoletë është gjetur në makinën e viktimave.