Kush ishin 3 viktimat e atentatit tek mbikalimi i Fushë Krujës? Diklen Vataj, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha

Dy nga viktimat e atentatit mafioz të kësaj të diele, 17 korrik 2022 në afërsi të mbikalimit në Fushë Krujë nuk janë të panjohur për drejtësinë shqiptare.

30 vjeçari Diklen Vata është arrestuar në vitin 2017 pasi policia i ka gjetur disa doza kokainë të fshehura në çelësin e makinës.

Asokohe Vatës, iu gjetën në shtëpi edhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë duke e akuzuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”

Policia e Tiranës më 27 shtator të 5 viteve më parë, do të arrestonte Diklen Vatën në vendin e quajtur zona e shkollës “Bajram Curri” në Tiranë, ku i është gjetur e fshehur në çorape një mbështjellëse me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.

Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Diklen Vata, ku gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë. Dhe në cilësinë e provës materiale atij iu sekuestruan 22 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 11.4 gramë; 3 aparate celularë; automjet i markës “Rover”.

Së bashku me Diklen Vatën, viktima në atentat mbetën dhe Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj. Ky i fundit ishte larguar në Turqi ku dhe qëndroi për një kohë të gjatë, ndërsa ishte shpallur në kërkim për vrasjen e efektivit të FNSH-së Xhulio Prela.

Për këtë ngjarje ndaj Brilant Martinajt, Prokuroria e Lezhës vijoi me pushimin e akuzave dhe dërgoi në gjykatë dy persona të tjerë si autorë të vrasjes së Xhulio Prelës.

Efektivi i policisë së FNSH-së, Shkodër, u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor të vitit 2020me një plumb në gjoks teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë.

26-vjeçari ishte nisur nga Tirana për në aeroportin e Rinasit në orën 01:00 të natës për të marrë një mikun e tij e për ta dërguar drejt fshatit Kosmaç në Shkodër.

EMISIONET