Veliaj "fut duart" në zgjedhjet për kreun e FSHF-së, pas denoncimit për presion politik, Bashkia kërkon hetim për Dukën

Zgjedhjet për kreun e ri të Federatës Shqiptare të programuara, pritet të zhvillohen në një situate aspak normale. Pas deklaratave të drejtorit juridik të FSHF-së se ndaj drejtuesve të shoqatave të futbollit po ushtrohet presion politik dhe pohimit të Sulejman Memës se po kërcënohet nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ka ardhur lëvizja e radhës nga Bashkia e Tiranës. Përmes një lajmi të lëshuar përmes burimeve, ajo bën me dije se do të kërkojë hetime nga SPAK, por edhe nga ndërkombëtarët për Presidentin aktual dhe kandidatin për një tjetër mandat në krye të FSHF-së, Armand Duka.

Pas deklaratave të Sulejman Memës se kryebashkiaku Veliaj po kërcënon për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit kanë ardhur lëvizjet e para të Bashkisë.

Në mënyrë skandaloze përmes mediave është thënë se bashkia e Tiranës do të kërkojë hetimin e Agron Dukës. Madje në lajmet e shpërndarë nga burime thuhet se janë angazhuar ekspertë ndërkombëtarë për këtë çështje.

Por nuk ka asnjë të dhënë se cilat janë arsyet që e shtyjnë Veliajn të kujtohet pikërisht në këtë moment për të kërkuar hetime.

Nëse Bashkia e kryeqytetit është si  çdo bashki tjetër, përse është pikërisht ajo që bën një nismë të tillë?

Kujtojmë që në konferencën për media të pak ditëve më parë u tha se ekziston dhe një regjistrim ku premtohen leje ndërtimi apo rryshfete për të ndikuar në votë kundër Dukës.

Por po ashtu interesant mbetet fakti se Bashkia e Tiranës është kritikuar jo pak për lejet e ndërtimit.

Me sa duket qëllimi mbetet te ndikimi i politikës edhe në futboll.

Një nismë të tillë për hetimin ndërkombëtar dhe kombëtar të fondeve të FSHF e ka bërë edhe ish- kryeministri Sali Berisha.

Në atë kohë socialistët e konsideruan si ndërhyrje pasi fondet auditohen vetëm nga FIFA.

Por duket se këtë radhë marrja e pushtetit bën që qëndrimi të ndryshojë.

Zgjedhjet për kryetarin e FSHF-së zhvillohen në datën 2 mars, e deri atëherë tonet duket se do të ashpërsohen edhe më tej.



EMISIONET