Barcelona prezanton afrimin e ri, Karim Adeyemi vishet “blaugrana”

Barcelona ka mbyllur një tjetër goditje në merkaton e verës, duke siguruar shërbimet e sulmuesit gjerman Karim Adeyemi nga Borussia Dortmund. Klubi katalanas ka arritur marrëveshje me verdhezinjtë për një transferim me vlerë 22 milionë euro, plus 7 milionë euro të tjera në formë bonusesh, ndërsa Borussia Dortmund do të përfitojë edhe 20% të fitimit nga një shitje e mundshme e ardhshme të lojtarit.
Adeyemi, i cili kishte edhe oferta të tjera, zgjodhi vetëm Barcelonën dhe ka firmosur një kontratë pesëvjeçare, deri në verën e vitit 2031.
Sulmuesi 24-vjeçar konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të skuadrës së Hansi Flick, falë shpejtësisë, aftësisë për të luajtur në të dy krahët e sulmit dhe fleksibilitetit taktik.
Gjatë katër sezoneve me Borussia Dortmundin, Adeyemi zhvilloi 146 ndeshje zyrtare, realizoi 36 gola dhe dha 25 asistime, ndërsa tani është gati të nisë një aventurë të re në “Camp Nou” me synimin për të fituar një vend si protagonist në formacionin e Barcelonës

