Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në Botën e Çudirave nuk meriton asnjë përgjigje! Një protestues po lufton për jetën në spital

FJALA E KRYEDEMOKRATIT SALI BERISHA:

Eliza, Pëllumbesha në Botën e Çudirave nuk meriton asnjë përgjigje.
Kjo është replika ime ndaj saj.
Kurse sot, problemi më madhor është barbaria që është ushtruar ndaj protestuesve.
Një i ri po lufton për jetën në urgjencën e spitalit, i kanë thyer brinjët dhe i kanë shkaktuar pneumotoraks, ia kanë dëmtuar kafkën dhe e kanë futur në komë cerebrale, ndërkohë që këtu heronjtë e vërtetë shpallen terroristë.
Nuk ka seancë më të padenjë se kjo seancë në historinë e parlamentit.
Edhe njëherë ky parlament ka vetëm një rrugë, të shkrijë veten e vet pasi në mënyrë absolute nuk përfaqësoni vullnetin e qytetarëve.
Kjo është e gjithë replika ime ndaj Pëllumbeshës në Botën e Çudirave.

 

EMISIONET