Studimi zbulon: Mund të hani fruta e perime çdo ditë, por të mos merrni mjaftueshëm flavanole për zemrën

Studimi zbulon: Mund të hani fruta e perime çdo ditë, por

Konsumimi i rregullt i frutave dhe perimeve konsiderohet një nga zakonet më të mira për shëndetin, por një studim i ri tregon se kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se trupi merr sasinë e nevojshme të flavanoleve, përbërës bimorë që lidhen me shëndetin e zemrës.

Flavanolet janë antioksidantë natyralë që gjenden në disa fruta, perime, bishtajore dhe pije, si çaji i zi dhe ai jeshil. Sipas kërkimeve, marrja e rreth 500 miligramëve flavanole në ditë lidhet me përfitime të matshme për sistemin kardiovaskular.

Studiuesit analizuan të dhënat e më shumë se 30 mijë personave në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe zbuluan se, edhe mes atyre që konsumonin sasinë e rekomanduar të frutave dhe perimeve, më pak se një në katër persona arrinte nivelin e flavanoleve që konsiderohet i dobishëm për zemrën.

Ekspertët sugjerojnë që në dietën e përditshme të përfshihen më shpesh ushqime të pasura me flavanole, si mollët, dardhat, frutat e pyllit, pjeshkët, qershitë, bishtajoret, si dhe çaji i zi e ai jeshil.

Sipas autorëve të studimit, udhëzimet ushqimore në të ardhmen duhet të fokusohen jo vetëm te numri i racioneve të frutave dhe perimeve, por edhe te përbërësit bioaktivë që ato përmbajnë, të cilët mund të luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

EMISIONET