Futbolli kundër politikës, FSHF i përgjigjet Bashkisë. Shoqata e Tiranës çon Veliajn në FIFA

Futbolli kundër politikës, FSHF i përgjigjet Bashkisë.

Zgjedhjet për kreun e FSHF duket se kanë ndezur situatën dhe po tejkalojnë sportin. Një ditë më pare kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj teksa përmendi faktin se si aksioner 30% i Tiranës, kërkon informacione për fondin 2.1 mln Dollarë të FIFA-s për Federatën, se ku janë shpenzuar dhe ku kanë shkuar. Ai bëri edhe akuza të tjera të forta ndaj Dukës teksa sot FSHF thirri një konferencë të jashtëzakonshme për mediat duke zbuluar kërcënime të forta, ndërhyrje e gjithashtu edhe reagime në FIFA.

Fillimisht Aldi Topçiu foli duke zbuluar atë që ndodhi në zgjedhjet për kreun e Shoqatës së Futbollit të Elbasanit.

Pati sulm fizik dhe psikologjik për anëtarët e Shoqatës së Elbasanit. U thirrën që në mëngjes në zyrën e Bashkisë së Elbasanit, se nëse nuk merrnin vendime kundër, të afërmit e tyre do largoheshin nga puna. U ishte dhënë edhe një fletushkë sesi duhet të vepronim. Këta njerëz të sportit, të mësuar me presione, kur ke përballë dy njerëz që njëri të kërcënon dhe tjetri të jep dorën, zgjodhën këta të dytët. Në fund u zgjodhën edhe delegatët në Shoqatën Rajonale.”

Ai më pas deklaroi se FSHF ka kërkuar ndihmë nga UEFA dhe FIFA për ndërhyrjet dhe kërcënimet që sipas tij janë dokumentuar nga Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj Erion Veliaj ndaj anëtarëve të Shoqatës së Futbollit të Tiranës. FSHF ka shpërndarë edhe kopje të letrës që kjo Shoqatë i ka dërguar FIFA-s për ndërhyrjet dhe kërcënimet nga Bashkia e Tiranës, raporton Ora News. 

Në letrën e shpërndarë lexohet qartë pjesa ku i bëhet e ditur FIFA-s se Bashkia përmes presioneve madje edhe rryshfetit kërkon të ndryshojë garën për kryetarin e kësaj shoqate.

Në konferencën për shtyp, foli edhe zëdhënësi Verçani i cili u përgjigj për akuzat se FSHF nuk ka ndërtuar asnjë fushë duke përmendur kompleksin Partizani, tre fushat e Tiranës e njëkohësisht akuzoi Veliajn se po ndërton pallate në kompleksin Dajti në kryeqytet.

Futbolli kundër politikës, FSHF i përgjigjet Bashkisë.

/Ora News/

EMISIONET