Erion Veliaj, larg duart nga futbolli
Erion Veliaj dhe Rilindja pasi kanë kapur të gjitha pushtetet, tashmë që kanë humbur kontrollin dhe ndaj vetes, pasi komandohen nga mafja e krimit të pastrimit të parave sidomos në fushën e ndërtimeve, tani duan të kapin edhe futbollin.
Federata Shqiptare e Futbollit ka një status sipas rregullores së FIFA,s dhe UEFA,s ku: Politika në mënyrë kategorike nuk mund të përfshihet në punët e FSHF apo zgjedhjet dhe proçesin sportiv apo çfarë do problemi të brëndëshëm të FSHF-së
Në muajin shkurt do të jenë zgjedhjet në FSHF ku komunitetet sportive dhe klubet do të votojnë për zgjedhjet e reja duke filluar që nga kryetari FSHF-së dhe nè nivelet e tjera. Kjo kryet nëpërmjet një proçesi që është e drejtë eksluzive vetëm e komunitetit sportiv te futbollit sipas normave dhe rregullave të kësaj federate në përputhje me FIFA’n dhe UEFA’n. Ndërhyrja e politikës-shtet është kategorikisht e dënueshme nga FIFA the UEFA dhe ka pasoja në qofte se ndodh diçka e tillë. Mirëpo kryetari Bashkisë së Tiranës Veliaj, pasi ka shkatërruar të gjitha objektet sportive deri dhe oborret e shkollave për të ndërtuar pallate me paranë kriminale të trafiqeve, tashmë ai do të vërë nën kontroll të trafiqeve kriminale edhe sportin e futbollit.
Në vitin 2008 kur në qeveri ishte PD dhe kryeministri asokohe Sali Berisha, në luftë për të vënë nën kontroll FSHF-në, duke krijuar një federatë paralele në varësi të Ministrisë Kulturës dhe Sporteve me ministër Ylli Pangon, UEFA dhe FIFA e pezulloj Shqipërinë nga të gjitha aktivitetet derisa u detyrua kryetari i UEFA’s Mishel Platini të zbriste në Tiranë. Qeveria e asokohe u tërhoq.
Kryetari Bashkisë Erion Veliaj ka filluar një fushatë presionesh, ofertash me para, largime nga puna të njerëzve që punojnë në varsi të Bashkisë apo shtetit të Rilindjes të lidhur me futbollin kryeqytetit apo qyteteve te tjera, duke i kërcënuar me punën, deri dhe presione me botën e krimit. Presione të familjarëve që punojnë në shtet, se do të largohen nga punët e tyre në qoftë se nuk do të votojnë kandidatin politik të krimit-shtet.
Veliaj në vend që të jetë objekt i SPAK për shkatërrimin e objektive sportive dhe hapsirave publike për bunkerizimin e kryeqytetit duke shkatërruar jo vetëm anën urbanistike dhe historike por edhe pamundësinë e fëmijëve për t’u zhvilluar dhe edukuar nëpërmjet sportit, si mungesë e terreneve sportive të zëna nga betoni dhe çimento e NDREGATËS, kërkon me metoda mafioze tashmë i vënë nën kontroll nga mafia e ndërtimit të zaptojë edhe futbollin.
Në fushatën për kreun e FSHF-së për zgjedhjet që do të mbahen në muajin shkurt, si kurrë më parë janë pëfshirë eksponentë të lartë të Rlindjes ku i paraprin Lali Eri. Të mbështetur nga mafia e ndërtimit dhe kriminelët e trafiqeve, me presione psikologjike dhe para po intimidojnë anëtarët e shoqatave të futbollit të cilët votojnë për zgjedhjet e reja ne muajin shkurt, ku I kërkojnë që ata ta shesin votën në përfitime monetare dhe të tjera privilegje për konkurentin e caktuar nga Rilindja-shtet-krimit që pasi ka kapur të gjitha institucionet, drejtësinë dhe ka bërë inekzistente opozitën politike, pasi ka nën kontroll Komitetin Olimpik Shqiptar me Fidel Yllin, ku parat e këtij komiteti nuk kanë asnjë lloj transparence dhe kjo duket në rezultatet zero që kanë sportet që varen nga KOSH, tashmë i ka ngelur guri fundit FSHF-ja.
Faktet janë të shumta dhe janë lehtësisht të verifikueshme. FSHF duhet të denoncojë ne SPAK kryetarin e B.Tiranës Erion Veliaj që nëpërmjet Arian Cukës, ndërtues, ish pronar i gazetës “Standart” gjë që tregon se si Veliaj ka kontroll dhe mbi median e kontrolluar nga paraja kriminale në shërbim të pushtetit të kryetarit, Cuka edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe ndër(shkatërrues)tues me lejet e Bashkisë në Bllok, i ofron para Krenar Alimehmehtit qe i ka kushtuar një jetë sportit si titullar, kampion, kapiten i Tironës që të dorëzojë antarsinë e tij, apo të shesë votën për 100 mij dollar. Mirëpo ka gjetur adresë te gabuar sepse, një njeri që ka derdhur gjak, djersë, kohë, pasion për futbollin nuk mund te shitet si plaçkë ke tregu GABIT siç shiten, blihen e qihen këta e Veliajt dhe Velinat e Rilindjes.
SPAK duhet te vërtetojë lejet e ndërtimit të Arian Cukës dhe investigojë burimet e parave, pasi ky njeri, kur jep 100 mij Euro për një votë në FSHF, duhet te ketë rrjedha të mëdha kesh, që sigurisht nuk janë të deklaruara dhe vijnë si logjikë nga rrugë kriminale.
SPAK duhet të hetojë dhe lejet e ndërtimit që i janë dhënë fëmijëve të Servet Pëllumbit, dajës se Ministres së Jashtëme Olta Xhaçka, të cilët kanë marrë leje ndërtimi tek Fakulteti Inxhinjerisë një sipërfaqe 8920 m katror duke prishur terrenet sportive që ndodhen aty dhe hapsirat e blerta për të ndërtuar kulla 11 kate me 24 mijë metra katror ndërtim.
Politika flet çdo ditë për Europën, por i vetmi subjekt qe ka hyrë në Europë në Shqipëri ka qenë futbolli në Europianin e 2016. Në eliminatoret e fundit Shqipëria që mburret edhe pas 50 vjetësh me një barazim me Gjermaninë ne Tiranë, ku doli e fundit ne grup vetëm me një pikë, są për të dëmtuar Gjermaninë, ne eliminatoret e fundit mori 18 pikë në grup si asnjëherë me pare duke u rreshtuar ne vendin e trete pas Anglise the Polonise, duke lënë prapa Hungarinë.
Politika shtetërore jo vetëm qe nuk e ka ndihmuar FSHF-në me politikat e saj për futbollin the sportin në përgjithësi, por i ka hapur probleme duke ju bëre pengesë për ta vënë nën kontroll. FSHF-ja ka probleme, por ato ajo duhet ti zgjidhë brënda komunitetit te saj me votë dhe vullnet të lirë pa ndërhyrjen e politikës në mënyrë kategorike e aq më pak të Lal Fikut.