Trump propozon Infantino-n për sekretar të përgjithshëm të OKB-së, skena me Kupën e Botës bëhet virale

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është përmendur si një kandidat i mundshëm për postin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, një ide që lidhet me mbështetjen e presidentit amerikan Donald Trump.
Sipas raportimeve, Trump vlerëson aftësinë e Infantinos për të bashkuar njerëzit dhe beson se kreu i FIFA-s gëzon respekt ndërkombëtar. Kjo ide vjen në një kohë kur OKB-ja pritet të zgjedhë sekretarin e ri të përgjithshëm pas përfundimit të mandatit të Antonio Guterres në fund të këtij viti.
Ndërkohë, një moment mes Trump dhe Infantinos gjatë ceremonisë së Kupës së Botës ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, pasi presidenti i FIFA-s i shpjegoi Trump se nuk mund të ishte pjesë e fotos zyrtare të ekipit fitues me trofeun. Skena u kthye shpejt në meme, duke tërhequr vëmendjen e publikut në mbarë botën.

