Nga shtëpitë te automjetet dhe bizneset/ Arrestohet 29-vjeçari në Durrës, dyshohet autor i 7 vjedhjeve gjatë korrikut

Nga shtëpitë te automjetet dhe bizneset/ Arrestohet 29-vjeçari

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Lately”, duke zbardhur 7 raste vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje të kryera gjatë muajit korrik 2026.

Si rezultat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar, shtetasi H. B., 29 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policisë, nga hetimet dyshohet se 29-vjeçari ka tentuar të vjedhë dy banesa në lagjen nr. 6 të Durrësit më 3 korrik, ndërsa më pas dyshohet se ka kryer disa vjedhje të tjera në zona të ndryshme të qytetit.

Ai akuzohet se më 14 korrik ka vjedhur materiale të ndryshme në lagjen nr. 17, ndërsa më 15 korrik ka thyer xhamin e një automjeti në zonën “Sektor Rinia”, nga ku dyshohet se ka marrë bizhuteri floriri dhe sende personale.

Gjithashtu, policia dyshon se i arrestuari ka vjedhur një dyqan në fshatin Rrashbull, një automjet me vegla pune në lagjen nr. 17, portofolin e një shtetaseje të huaj në autobus dhe një biçikletë në lagjen nr. 1.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISE SE SHTETIT

"Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, për zbardhjen e vjedhjeve, u bë e mundur zbardhja e 7 rasteve të vjedhjes/tentativës për vjedhje, të kryera gjatë muajit korrik 2026, si dhe u arrestua autori i dyshuar, shtetasi:
-H. B., 29 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas:
-më datë 03.07.2026, ka tentuar të vjedhë në 2 banesa në lagjen nr. 6, Durrës;
-më datë 14.07.2026, ka vjedhur materiale të ndryshme në lagjen nr. 17, Durrës,
-më datë 15.07.2026, në lagjen “Sektor Rinia”, ka thyer xhamin e automjetit të një shtetaseje dhe ka vjedhur aty bizhuteri floriri dhe sende të tjera personale;
-më datë 18.07.2026, ka vjedhur një shumë lekësh dhe disa produkte në një dyqan në fshatin Rrashbull;
-më datë 20.07.2026, në lagjen nr. 17, Durrës, ka vjedhur vegla dhe materiale të ndryshme pune në një automjet;
-më datë 21.07.2026, i ka vjedhur portofolin një shtetaseje të huaj në autobus;
-më datë 22.07.2026, ka vjedhur një biçikletë në lagjen nr. 1, Durrës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme."

EMISIONET