FOTO/ Trump paralajmëron Iranin: Nëse s*lmohen anijet në Hormuz, do të g*dasim ura dhe centrale

FOTO/ Trump paralajmëron Iranin: Nëse s*lmohen anijet në Hormuz,

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të ri ndaj Iranit, duke deklaruar se SHBA-të mund të godasin infrastrukturën në Teheran nëse sulmohen anije në Ngushticën e Hormuzit.

Në një reagim të publikuar në platformën e tij “Truth Social”, Trump tha se çdo sulm iranian ndaj anijeve, qoftë me raketa, dronë apo mjete të tjera, do të pasohet nga goditje ndaj objektivave strategjike në Iran.

Sipas tij, objektivat mund të përfshijnë ura dhe centrale elektrike pranë ose brenda kryeqytetit iranian.

FOTO/ Trump paralajmëron Iranin: Nëse s*lmohen anijet në Hormuz,

Ky nuk është paralajmërimi i parë i Trump për goditje ndaj infrastrukturës iraniane. Në një intervistë të mëparshme për Fox News, ai deklaroi se SHBA-të mund të ndërmarrin sulme ndaj centraleve dhe urave nëse Teherani nuk pranon të ulet në tryezën e negociatave.

Deklaratat vijnë në një periudhë tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, veçanërisht lidhur me sigurinë detare në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit global të energjisë.

EMISIONET