Pahor: Integrimi i Ballkanit në BE e vetmja rrugë për paqe, ridizenjimi nuk bëhet pa flijime

Presidenti i Sllovenisë shprehet kundër ridizenjimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Nga Tirana ku ndodhet për një vizite pune në Shqipëri, në kuadër të përgatitjes së takimit të radhës të Procesit të Brdo-Brijunit, që do të mbahet më 17 maj 2021 Borut Pahor nënvizoi se e vetmja rrugë është integrimi sa më shpejt i tërë Ballkanit në BE.

"Me këtë qasje do të zvogëlohet rëndësia e debatimit të ri për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Sipas mendimit tim ky proces nuk mund të përfundojë në mënyrë të paqtë. Me anëtarësinë e BE-së kufijtë mes shteteve bëhen më pak të rëndësishme dhe nuk ka nevojë për ndryshimin e tyre. Dimë nga përvoja që ndryshimet e kufijve në këtë pjesë të Europës nuk bëhen pa flijime. Besoj se ne udhëheqësit e kësaj Europe dhe të BE-së e kemi obligim që sot në këtë kohë më të komplikuar të japim ide të re si të zhvillohet më shpejt dhe më entuziastë"

Deklarata u bë në deklaratën për mediat me Presidentin Ilir Meta në "Pallatin e Brigadave"

Pahor: Integrimi i Ballkanit në BE e vetmja rrugë për paqe,

Sllovenia do të organizojë Samitin e ardhshëm të Procesit të Brdo-Brijunit më 17 maj, dhe pikërisht nga ky samit, Pahor thotë se do të angazhohen për nxitjen e zgjerimit të Bashkimit Europian.   

"Mendoj se zgjerimi në Ballkan është e pazëvendësueshëm për paqe, qetësi e stabilitet për rajonin dhe tërë Europën. Së bashku me mikun tim Ilir dhe të gjithë udhëheqësit do të angazhohem që në dokumentin përfundimtar të takimit në Brdo, të japim një porosi bindëse të fuqishme mbi rëndësinë e zgjerimit që duhet të jetë më I shpejtë. Duhet të kenë parasysh jo vetëm shtetin me të cilin negociohet por tërë Ballkanin Perëndimor.

Edhe Presidenti Meta ishte i bindur se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është vetëm në BE.

Pahor: Integrimi i Ballkanit në BE e vetmja rrugë për paqe,

"Ne e konsiderojmë këtë proces si një instrument strategjik me vlerë të shtuar për të forcuar besimin e ndërsjelltë dhe mirëkuptimin, për t'u angazhuar në një dialog të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë dhe për të përparuar në drejtim të përmbushjes së kritereve të anëtarësimit në BE përmes realizimit të reformave gjithëpërfshirëse. Më presidentin Pahor ndamë qëndrimin e përbashkët se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është vetëm në BE nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë rajonal dhe distancimit nga e kaluara e hidhur."

Meta e siguroi Presidentin Pahor për mbështetjen tonë në kuadër të samitit të ardhshëm të liderëve gjatë të cilit Sllovenia do të shprehë edhe më shumë angazhim dhe vëmendje ndaj reformës integruese të vendeve të rajonit tonë për të përshpejtuar integrimin e tyre në BE.

Sllovenia njëkohësisht do të marrë Presidencën e Bashkimit Europian më 1 korrik të këtij viti.

EMISIONET