Musk sfidon Christopher Nolan/ Premton një film të “Odisesë” të krijuar nga inteligjenca artificiale

Musk sfidon Christopher Nolan/ Premton një film të

Elon Musk ka bërë të ditur se platforma e tij me inteligjencë artificiale, Grok, do të krijojë një version të ri të eposit të lashtë grek “Odisea”.

Miliarderi deklaroi se deri në fund të këtij viti, Grok Imagine do të prodhojë një film të gjatë të bazuar në veprën e Homerit, duke pretenduar se do të jetë historikisht i saktë dhe besnik ndaj materialit origjinal.

“Para se të mbarojë ky vit, Grok Imagine do të bëjë një film të gjatë të Odisesë që është historikisht i saktë dhe besnik ndaj artit të Homerit”, tha Musk.

Deklarata e tij vjen vetëm pak ditë pas publikimit të versionit të “Odisesë” nga regjisori i njohur Christopher Nolan, i cili ka marrë vëmendje të madhe në kinematë botërore.

Musk më herët ka kritikuar publikisht Nolan për disa zgjedhje artistike, përfshirë vendimet në përzgjedhjen e aktorëve, duke e bërë këtë sfidë të re një tjetër përplasje mes teknologjisë dhe industrisë tradicionale të filmit.

EMISIONET