Ish polici vret gruan duke dalë nga gjykata e Elbasanit, plumbat kapin dhe avokatin e kalimtarin

 

Një grua u vra në Elbasan nga bashkëshorti ndaj  të cilit kishte kërkuar urdhër mbrojtje të Gjykatë.

Drejtësia dështoi t'i mbrojë jetën gruas që u bë viktimë e dhunës e krimit në familje.

Lilana Buzo, 54 vjeçe u qëllua me automatik nga bashkëshorti Koço Buzo, 58 vjeç ish efektiv policie.

Krimi ndodhi sapo gruaja doli Gjykata ku kishte ngritur padinë ndaj bashkëshortit .

Ish polici vret gruan duke dalë nga gjykata e Elbasanit, plumbat kapin dhe
Ne foto: Policia rrethon vendin ku ndodhi vrasja e Liljana Buzos, Elbasan, 6 maj 2021 dhe autori Koço Buzo

Këtë të enjte ata kishin seancën e radhës, e cila ishte shtyrë për shkak të mos paraqitjes së burrit.

Koco Buzo i kishte kërkuar të mos e vijonte gjyqin, ndaj e ka pritur atë në rrugicën pranë gjykatës me automatik në dorë, teksa gruaja ecte bashkë me avokatin dhe një prej djemve.

Liliana Buzo, u qëllua pas shpine me tre plumba në trup e për pasojë ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Elbasanit.

Plagoset avokati e kalimtari

Breshëria e plumbave la të plagosur avokatin, Gëzim Toçila dhe një kalimtar të identifikuar si Adriatik Kolaj, të cilët arritën ta neutralizojnë 58 vjeçarin.

Avokati sipas policisë ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet në trajtim mjekësor, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kalimtari mbeti i lënduar në dorë dhe pas ndihmës mjekësore është kthyer në banesë.

Autori Koço Buzo u arrestua nga policia disa minuta pas ngjarjes dhe veç automatikut me të cilin ekzekutoi gruan iu gjet edhe një thikë, por ai nuk bëri rezistencë.

58 vjeçari është shoqëruar në Policinë e Elbasanit ku në vijim pritet të merret në pyetje mbi arsyet e konfliktit me bashkëshorten që përfundoi në krim.



EMISIONET