Hitaj: Toka në portin e Durrësit do t’i mbetet shtetit, Bylykbashi: Është për të ngatërruar njerëzit

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Arbër Hitaj u shpreh se në portin e Durrësit do të krijohet një agjenci që do t’i kalojë edhe gjithë toka që do të vendosë shteti ynë në këtë ndërtim.  

Ndërsa deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi tha se kjo shifër është për të ngatërruar publikun, pasi toka do të jepet për apartamente.

Hitaj: Do të krijohet një agjenci që do t’i kalojë edhe gjithë toka që do të vendosë shteti ynë në këtë ndërtim. Shteti shqiptar bëhet aksioner përmes tokës në këtë projekt. Toka do t’i qëndrojë shtetit shqiptar gjithmonë. Sipas atyre që e kanë negociuar kontratën toka do të jetë e shtetit shqiptar gjithmonë.

Bylykbashi: E keni dëgjuar atë 33% që do ta mbajë shteti shqiptar në këtë projekt. Kjo është për të ngatërruar njerëzit. Duket sikurse shteti po ofron 33% për të marrë 33% mbrapsht. Kryeministri kur zgjidhet, zgjidhet me ndarjen e pushtetit. Sot ne parlamentin e kemi leckë, gjyqësorin harrojeni.

EMISIONET