Men*truacionet dhe dieta: Ushqimet që lehtësojnë simptomat e ciklit!

Në ditët para ardhjes së menstruacioneve, struktura horm
onale femërore ndryshon. Rezultati i këtij ndryshimi janë çrregullime tipike si dhimbja e kokës, uria e pazakonshme dhe dëshira për të ngrënë gjëra të ëmbla. Ushqimi është hapi i parë për të luftuar këto shenja, përpara se të drejtoheni tek ilaçet e rënda kundër dhimbjeve.
Ekspertët këshillojnë të mos hani bukë, makarona, pica dhe ëmbëlsira.
Megjithëse ju ndjeni nevojën për të marrë karbohidrate, këto lëndë ushqyese në fakt rrisin simptomat e ciklit, duke shkaktuar vështirësi në tretje. Ushqime të tjera që duhet të kufizoni janë salsiçet, salcat e gatshme, ushqimet e yndyrshme dhe të skuqura. Për sa i përket pijeve, më e mirë shmangni ato stimuluese të tilla si kafja dhe pijet energjike apo alkoolike.
Ushqimet që rekomandohen janë bajamet dhe arrat: yndyrat e mira që gjenden te arrat ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së kokës dhe ju japin energji.
Bananet dhe pjepri, të pasura sidomos me magnez reduktojnë spazmat e muskujve dhe nxisin hidratimin. Ardhja e periodave, shoqërohet me rënie të funksionit imun, prandaj keni nevojë për vitaminë C si portokalli, brokoli dhe lakra.
Bishtajoret luftojnë kundër nxitjes së urisë dhe ndjenjës së lodhjes dhe kontribuojnë në gjendjen e mirë të zorrëve. Fibrat dhe vitamina B6 kanë një efekt pozitiv në humorin tuaj.
Ndër llojet e ndryshme të peshkut, sardelet, toni dhe salmoni, të pasura me omega 3 acide yndyrore mbrojnë sistemin riprodhues dhe kanë një funksion detoks në lëkurë.
Nga produktet e qumështit bëni mirë të zgjidhni kosin, sepse redukton enjtjen dhe parandalon kapsllëkun. Çaji jeshil ka veti antioksidante dhe është plot me katecinë, një lloj antioksidanti bimor, i njohur për eliminimin e yndyrës dhe për nxitjen e funksionimit të duhur të mëlçisë. Ai gjithashtu mbron kundër toksinave, që mund të shkaktojnë dëme serioze të mëlçisë.

