Hitaj: Në 2016 qeveria donte të jepte një tjetër port, 5 mld euro investime e 70 mijë vende pune
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Arbër Hitaj u shpreh se qeveria Rama në vitin 2016 ka dhënë një projekt më i madh se ai i Durrësit, që është ai i Karpenit.
Ai bëri me dije se në ketë projekt do të kishte 5 miliardë euro investime dhe për 70 mijë vende pune, po u anulua për disa problematika.
Hitaj: Çne kjo dashuri e madhe e Ramës me portet dhe pash se në vitin 2016 është dhënë një projekt më i madh se ai i Durrësit, që është ai i Karpenit. Aty flitej për 5 miliardë euro investime dhe për 70 mijë vende pune.
Ndërkohë që është pranuar nga qeveria se investitori ka pasur disa probleme dhe nuk u bë si projekt. Porti është shumë afër portit të ri. I kam ndjekur me shumë vëmendjen debatet për këtë çështje. Shikoj nga opozita një diskutim moral, sesa ligjor.