Ua falim medaljet- mos na shisni atdheun

Është thuajse fillimi i javës së tretë të protestave në Tiranë ku dhjetra mijëra qytetarë kanë dalë çdo pasdite. Pa asnjë ide partiake, asnjë afiliacion politik.
Kanë dalë për mos-shitjen e Zvërnecit, Sazanit e tokave të tjera shqiptare. Bukuria e protestës ka qenë në fakt pjesëmarrja e rinisë.
Të rinj të bukur, të shkolluar, paqësore që kërkojnë të mos u shitet atdheu. Simbolika e protestës së të shtunës mori përmasa edhe më të bukura ama. Studente shqiptare të diplomuar me Medalje të Artë, që nënkupton një mesatare 10 në çdo vit fakulteti, vendosen te protestojne ndryshe. ATA varen Medaljet e Arta e dolen duke thene: Ua fal Medaljen e Arte, mos ma shit Zvernecin.
Ua fal Medaljen e Arte, mos ma shit atdheun. Eshte nje thirrje e thjeshte por kuptim plote: studentet ekselente me Medalje te Arta duan shprese ne vendin e tyre. E nuk po e gjejne. Rinia brillante e Shqiperise po therret. Kryeministri e vasalet e tij (ca jashte, ca me burg, ca gati per burg) nuk degjojne. Humbja me e madhe qe mund te pesoje nje komb eshte humbja e trurit. Keta te rinj thjesht kaq kerkojne…i falin Medaljet e Arta te arritura me aq mundim qe mos u shitet atdheu…qe mos largohen prej tij!

