PLAS SH*RRI NË GJKKO! Të akuzuarit për vr*sjen e Renis Dobrës rr*hen brenda në kafazit të xhamit, ndërhyn policia
Një incident ka ndodhur ditën e sotme në sallën brenda ambienteve të GJKKO-së, ku gjatë seacës gjyqësore ku të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës janë konfliktuar fizikisht.
Sherri ka ndodhur mes të pandehurit Petrit Çakraj dhe vëllezërve Aleksandër, Kristi dhe Fatjon Bushgjokaj.
Ata kanë dhunuar njëri-tjetrin ndërsa ndodheshin në kafazin e xhamit, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për ti ndarë.
Ata akuzohen për për vrasjen dhe hedhjen në lumë të 23-vjeçarit Renis Dobra. Ende nuk dihen shkaqet e zënkës së tyre, ndërsa seanca ka qenë pa praninë e mediave.
Mësohet se Kristi Bushgjoka është ngritur në këmbë brenda kafazit të qelqtë, duke i thënë gjakatës: me leje gjyqtar
Menjëherë i është drejtuar Petrit Çakrri, duke e sulmuar me grushta, pas tij edhe dy vëllezërit e tjerë Fation dhe Aleksandër Bushgjoka. Tre vëllezërit kanë sulmuar njëkohësisht Çakërrin derisa është bërë i mundur neutralizimi nga shërbimet e sigurisë. Çakërri mësohet de gjatë procesit ka implikuar vëllezërit Bushgjoka në vrasjen e Renis Dobrës, teksa për veten nuk ka pranuar përgjegjësinë, që ka agravuar përplasjen
Si ndodhi vrasja e Renis Dobrës:
Policia ka zbardhur vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, trupi i të cilit u gjet buzë liqenit të Shkopetit.
Hetimet kanë çuar në identifikimin e katër autorëve të dyshuar: Petrit Çakrri dhe tre vëllezërit Bushgjokaj – Fatjon, Kristi dhe Aleksandër.
Sipas burimeve hetimore, Dobra dyshohet se është mbytur me litar, pas një konflikti të lindur për prishje pazari në trafikun e drogës.

