Hoxha: Akuzoni Bashën, por nuk përmendi oligarkë, Bylykbashi: Pas portit të Durrësit është Rama

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi u shpreh se është Edi Rama ai që po vjedh me portin e Durrësit.

Ndërsa gazetari Poli Hoxha tha se opozita e Berishës po akuzon Bashën si të lidhur me këtë aferë dhe se kanë frikë të përmendin emra oligarkë.

Bylykbashi: Ne po themi që këtë gjë po e vjedh Edi Rama. Ne po themi se kush është ai që po e grabit këtë aferë.

Hoxha: Ju po thoni se po e bën me Lulzim Bashën. Edhe kur e kam pyetur Berishën 3 emra oligarkësh, ai më thoshte Rama, Rama, Rama. Ata punojnë me Ramën dhe porti është koka ai.

Bylykbashi: Rama ka nxjerrë një skemë kompanish që i vë të gjitha emrat arabë. Nuk ka asnjë në Shqipëri që e besoj këtë histori. Nëse e çojmë tek klisheja e oligarkëve, ata do të gjejnë disa mini-oligarkë për ta dhënë me nën kontraktim. Me këtë aferë duan të mbyllin gojën e mediet dhe politikës.

EMISIONET