Ruben Amorim TRAJNERI I RI i Milanit, kontratë deri në 2028 me opsion rinovimi deri në 2029

Ruben Amorim TRAJNERI I RI i Milanit, kontratë deri në 2028 me opsion

AC Milan ka arritur një marrëveshje verbale me trajnerin portugez Ruben Amorim për ta emëruar në krye të skuadrës për sezonet e ardhshme. Sipas raportimeve, palët kanë rënë dakord për një kontratë që do ta mbajë Amorimin në “San Siro” deri në qershor të vitit 2028, me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon tjetër, deri në vitin 2029.

Trajneri 40-vjeçar ka pranuar të gjitha kushtet e ofruara nga drejtuesit e klubit dhe pritet që shumë shpejt të hidhen hapat e fundit drejt zyrtarizimit të marrëveshjes. Pas eksperiencës së tij te Manchester United, e cila përfundoi në muajin janar, Amorim është gati të rikthehet në pankinë dhe të nisë një aventurë të re në elitën e futbollit italian.

Milani e sheh portugezin si njeriun e duhur për të udhëhequr projektin e ri sportiv, ndërsa tifozët kuqezi presin me interes fillimin e një epoke të re nën drejtimin e një prej trajnerëve më të vlerësuar të brezit të tij. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

EMISIONET