Protesta kundër qeverisë vijon, Marjana Koçeku njofton largimin nga PS: Nga sot jam deputete e pavarur

Marjana Koçeku ka njoftuar largimin e saj nga Partia Socialiste, duke deklaruar se nga sot do të ushtrojë mandatin si deputete e pavarur. Në një reagim publik, Koçeku theksoi se bindjet, idealet dhe vlerat e saj kanë mbetur të pandryshuara dhe se ato do të vijojnë të udhëheqin veprimtarinë e saj politike.
“Prej sot jam deputete e pavarur. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me një parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, u shpreh ajo.
Largimi i Koçekut nga Partia Socialiste vjen në një moment të tensionuar politik, ndërsa protestat kundër qeverisë vazhdojnë në disa qytete të vendit. Sipas organizatorëve, mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në tubimet e zhvilluara deri më tani, ndërsa sot protesta hyn në ditën e 15-të radhazi.

