Prapaskenat e 'përplasjes', zbulohet ç'ka ndodhur mes Gjestit dhe Selin

Mbrëmjen e kaluar, e ftuar në emisionin “Top Arena” ishte fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati.
Gjatë emisionit, ajo është vënë përballë pyetjeve të Brikena Selmanit, e cila nuk ka ngurruar ta ngacmojë rreth aludimeve të shumta që po qarkullojnë së fundmi në rrjet, mbi një krisje të mundshme mes saj dhe Gjestit.
Brikena e ka pyetur drejtpërdrejt Selinën se përse ajo dhe Gjesti nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe nëse ka ndonjë hatërmbetje apo diçka më tepër mes palëve.
Selin ka vendosur t’i sqarojë një herë e mirë këto zëra, duke treguar se e vërteta është krejtësisht ndryshe nga ajo që mendon publiku.
Ajo ka theksuar se mes tyre nuk ka ndodhur asnjë sherr dhe se raporti i tyre bazohet mbi të gjitha te respekti reciprok në jetën reale.
“E vërteta është që unë dhe Gjesti kurrë s’kemi qenë ‘follow’ në Instagram dhe nuk mendoj që respektin mes dy palëve mund ta bëjë një ‘follow’ në Instagram,” u shpreh Selin në studio.
Më tej, partnerja e DJ Gimbo-s shpjegoi se bashkëpunimi dhe marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë e shkëlqyer kur bëhet fjala për punën dhe projektet muzikore, pavarësisht asaj që duket në rrjetet sociale.
“E rëndësishme është që kur kam qenë prezente në projektet e djemve, Gimbos dhe Gjestit, respekti ka qenë gjithmonë maksimal dhe njerëzit nuk e dinë çfarë ndodh mbas kuintave.
Ajo që shikojnë është që s’jemi ‘follow’ në Instagram, por skemi qenë kurrë dhe s’ka ndodh asgjë që t’i heqim ‘follow’ njëri-tjetrit,” përfundoi ajo, duke shuar çdo dyshim për ndonjë konflikt të mundshëm.

