“ALARM” TË INTERI! Çalhanoglu u dëmtua në fundjavë, pritet të mungojë për disa ndeshje

Hakan Çalhanoglu do të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme për Inerin në prag të përballjeve në kampionat dhe në Champions League. Ai u dëmtua në fund të takimit në fundjavë kundër Napolit.

“ALARM” TË INTERI! Çalhanoglu u dëmtua në

Viti 2026 nuk ka nisur aspak mirë për mesfushorin e Interit, Hakan Çalhanoglu. Turku dotë mungojë për disa ndeshje vendimtare për zikaltërit, në prang të ndeshjeve në kampionat dhe Champions Legue.

Mediet italiane raportojnë për një shqetësim muskulor në soleusin e majtë që do ta mbajë larg fushave.

Mesfushori turk u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 87-të të supersfidës kundër Napolit, pas një problemi në pulpë.

Gjatë kësaj të marte Calhanoglu iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, përfshirë rezonancën magnetike, të cilat përjashtuan dëmtime serioze, por konfirmuan shqetësimin muskulor.

Sipas komunikatës zyrtare të klubit zikaltër, gjendja e lojtarit do të monitorohet nga dita në ditë, por mungesa e tij në ndeshjen kundër Leçes dhe atë ndaj Udineses është e sigurt. Më e rëndë është situata për Champions League, ku Calhanoglu nuk do të jetë i gatshëm për përballjen kundër Arsenalit më 20 janar.

Stafi teknik, i drejtuar nga Cristian Chivu, shpresonte ta kishte mesfushorin gati për këtë takim vendimtar, por dëmtimi në një zonë delikate si soleusi kërkon kujdes maksimal dhe një periudhë rikuperimi prej të paktën 10 deri në 15 ditë.

Në kalendarin e Interit, ndeshja e radhës pas Arsenalit është ajo kundër Pizës më 23 janar, ndërsa rikthimi i Calhanoglut pritet më së shumti për transfertën në Dortmund më 28 janar ose, në alternativë, për sfidën ndaj Cremoneses më 1 shkurt.

Një mungesë e rëndësishme për Interin, që do të duhet të bëjë pa dirigjentin e mesfushës në një moment kyç të sezonit.

EMISIONET