Dembele synon lavdinë në Botëror! Ylli francez kërkon rikthimin në majë pas vitit historik 2025

Ousmane Dembélé, fituesi i trofeut të lojtarit më të mirë në botë, thotë se Franca ka “një mision” në Botërorin 2026 në SHBA. Pas titullit në 2018 dhe finales dramatike të humbur në 2022, ylli francez synon të rikthejë trofeun me një skuadër të rinovuar. Ai vjen nga një sezon fantastik me PSG-në dhe beson se 2026 është shansi i madh për “Les Bleus”

Dembele synon lavdinë në Botëror! Ylli francez kërkon

Ylli i Francës dhe Paris Saint-Germain, Ousmane Dembélé, po hyn në vitin 2026 me objektiva të qarta dhe ambicie maksimale.

Pas një sezoni dominues në kampionat, në Europë dhe pas marrjes së çmimeve më prestigjioze individuale, sulmuesi 28-vjeçar thotë se fokusi kryesor tani është Botërori që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara.

Në një intervistë për CNN Sports, Dembélé deklaroi se Franca është e vendosur të luftojë për trofeun.

“E dimë çfarë duhet për të shkuar deri në fund. Kemi një mision në SHBA,” tha ai, duke kujtuar dhimbjen e finales së humbur ndaj Argjentinës në Katar.

Skuadra e 2026-ës është ndryshe nga ekipi i Botërorit të kaluar. Emra të rëndësishëm si Lloris, Varane, Griezmann dhe Giroud nuk janë më, ndërsa trajneri Didier Deschamps ka krijuar një grup të ri, të rinjsh të talentuar dhe lojtarësh me përvojë.

Dembélé dhe Kylian Mbappé pritet të jenë liderët e brezit të ri. Francezët do të kenë sfida të forta në fazën e grupeve, përfshirë ndeshjen ndaj Norvegjisë së Haaland dhe Ødegaard.

Megjithatë, sfida që sulmuesi e ka shënuar prej kohësh është ndeshja hapëse e turneut: Francë–Senegal në MetLife Stadium. Dembélé, i lindur në Francë me origjinë nga Mali dhe Senegali, thotë se ka marrë qindra mesazhe pas shortit, disa prej tyre me humor. “Më thonin të shënoja autogol. Do të jetë një ndeshje e bukur.”

Pas suksesit të vitit historik 2025 me PSG-në, ku fitoi titullin, kupën, Champions League dhe një sërë trofesh të tjera, sulmuesi është në kulmin e formës. Ai shënoi dhe asistoi në ndeshje vendimtare dhe u shpërblye me Topin e Artë, çmimin FIFA The Best dhe Globe Soccer Award.

Dembélé thotë se gara e vërtetë sapo ka filluar. Kombëtarja franceze dhe PSG presin shumë prej tij dhe fituesi i Topit të Artë duket i gatshëm ta marrë këtë rol.

EMISIONET