VENDIMI I PLOTË i Gjykatës së Vlorës për Fredi Belerin dhe Pandeli Kokoveshin: Korrupsion zgjedhor
Gjykata e Vlorës zbardh vendimin për Fredi Beleri dhe Pandeli Kokoveshin, që u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, në një lokal në Himarë.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se dosja ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme në Tiranë, dhe pritet që brenda 5 ditësh të ribëhet masa.
Përveç trupës së gjykatës së Posaçme me short do të zgjidhet edhe prokurori i SPAK-ut që do vijojë hetimet për rastin.
Vepra penale me të cilën Gjykata e Vlorës ia përcjell dosjen SPAK-ut është për "Korrupsioni zgjedhor", teksa ky i fundit ka regjistruar procedimin penal.
VENDIMI I PLOTË I GJYKATËS SË VLORËS
Sipas informacioneve të marra në përputhje me Ligjin Nr. 108/2014 "Për Policinë e Shtetit" se disa shtetas në territorin e Bashkisë Himarë, merren me aktivitet kriminal në fushën e krimeve zgjedhore dhe më konkretisht me shitblerjen e votës, duke u premtuar qytetarëve të ndryshëm ofrimin e shumave të caktuara në të holla kundrejt dhënies së votës. Dyshohet se personat e përfshirë i përkasin subjektit politik "Bashkë Fitojme" dhe deri më tani rezultojnë të jenë shtetasit Dhionisios Alfred Beleri, Sihat Guraj, Andrea Besnik Zeneli, Bledar Zihni Janushaj, Bashkim Sami Davacaj dhe Koço Minella Balla.Nga të dhënat që disponohen dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kundrejt përfitimeve materiale të marra nga kandidati për Kryetar Bashkie i Aleances Politike "Bashkë Fitojme", subjektit Dhionisios Alfred Petro Beleri, marrin shuma me vlera monetare nga ky i fundit dhe i shpërndajnë ato kundrejt premtimit për votë nga shtetas të ndryshëm në Njësinë Administrative Horë- Vramsht dhe fshatrave që përmbledh kjo njësi administrative.
OR KR 7. Po kështu, dyshohej se shtetasi Sihat Guraj, si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të shtetasit Dhionisios Alfred Beleri, pasi merr shuma të konsiderueshme parash në euro dhe lekë nga ky i fundit, këto shuma parash kryesisht ua jep personave të tretë që ka rekrutuar për këtë qëllim në zona të ndryshme në territorin që mbulon Bashkia Himare, të cilët dyshohen se shpërndajnë për çdo votues nje shumë të përafërt 5,000 (pesmije) deri në 20.000 (njëzet mijë) lekë të reja ose nga 50 deri në 200 Euro, si dhe një ndër favoret që këta shtetas iu kërkojnë në këmbim të votës pro subjektit të tyre është premtimi për përfshirjen në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe përfitimin e pensionit në shtetin Grek. Këto premtime janë bërë nga kandidati Dhionisios Alfred Beleri.
8. Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë më datën 08.05.2023 është referuar vepra penale "Korrupsioni aktiv në zgjedhje", parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal dhe është kërkuar autorizim për lejimin e përgjimit të fshehte fotografik, filmik, audio dhe video në vende publike dhe private për shtetasit Sihat Guraj, Bashkim Davacaj, Andrea Zeneli, Koço Balla, Dhionisios Alfred Beleri, Bledar Janushaj për një afat 15 ditor, si dhe autorizimin për kryerjen e veprimeve të simuluara të personit të autorizuar A.R me personat e mësipërm ose të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.
9. Rezulton se pas regjistrimit të këtij procedimi penal, në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, është paraqitur dhe ka dhënë deklarime me vullnetin e tij të lirë shtetasi A.R, me banim në qytetin e Himarës, i cili ka pohuar ndër të tjera se nga ana e shtetasit Dhionisios Alfred Beleri, kandidat i koalicionit Bashkë Fitojmë, si dhe nga persona pjesë e shtabit të tij elektoral, i ishin ofruar shuma monetare me qëllim që shtetasi A.R ti përdorte për blerjen e votave tek votues në Bashkinë e Himarës dhe fshatrave pjesë e kësaj Bashkie, të cilët në këmbim duhet të votonin për kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë, shtetasin Dhionisios Alfred Beleri. Në deklarimin e tij, ky shtetas ka pohuar se ishte i gatshëm që kundrejt marrëveshjes me organin procedues, të kryente veprime simuluese me qëllim evidentimin dhe konstatimin e faktit të pohuar prej tij.
10. Lidhur me këtë fakt, nga ana e organit procedues, është përpiluar autorizimi "Për lejimin e përdorimit të metodës speciale të hetimit për veprime simuluese dhe për lejimin e përgjimit dhe vëzhgimit" si dhe në datë 08.05.2023, është lidhur marrëveshja e bashkëpunimit midis shtetasit A.R dhe organit procedues, me objekt kryerjen e veprimit të mësipërm. REPUBLICE
11. Po kështu në datë 08.05.2023, është autorizuar nga ana e organit procedues lejimi i përgjimit të fshehtë fotografik, filmik ose me video në vende publike, si dhe përdorimi i pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes nëse lind e nevojshme, gjatë kohës së veprimeve simuluese.
12. Gjatë kryerjes së veprimeve në dinamikë në lidhje me këtë procedim penal, nëpërmjet përdorimit të metodave speciale të hetimit cituar sa më sipër, ka rezultuar se në datë 10.05.2023 shtetasi A.R, është takuar në qytetin e Himarës, lagija Potam, në mëngjes, me shtetasin Dhionisios Alfred Beleri. Sipas bisedave ambientale të transkriptuara në procesverbalin e përgjimit ambiental të datës 11.05.2023, ata kanë rënë dakort që shtetasi A.R, të mblidhte emrat e personave të cilët do të votonin pro shtetasit Dhionisios Alfred Beleri dhe të bënte një listë me emrat e këtyre votuesve, të cilën më pas do t'ja dorëzonte Alfredit këtë listë.
15. Sipas bisedës së bërë sa më sipër, po atë ditë, në datë 10.05.2023, shtetasi A.R, ka shkuar në zyrën elektorale të shtetasit Dhionisios Alfred Beleri, në qytetin e Himarës dhe ka komunikuar me sekretaren e tij duke i bërë me dije se kishte folur me Alfredin dhe po i linte listën me emrat e personave.
16. Po në datë 10.05.2023, shtetasi A.R, ka komunikuar ne telefon me shtetasin Dhionisios Alfred Beleri dhe i ka thënë se listën ia kishte dorëzuar sekretares së tij. Alfredi i ka thënë se do ta verifikontë një gjë të tillë dhe do të komunikonin sërish bashkë për tu takuar. Në vijim të kësaj bisede, sërish në datë 10.05.2023, ata janë takuar më njëri tjetrin në lagjen Potam, jashtë ambienteve të lokalit "Gelateria", ku sipas bisedave ambientale të përgjuara, kanë biseduar në mënyrë të përmbledhur lidhur me listën prej 13 personash të dorëzuar nga shtetasi A.R dhe shumën monetare që duhej të përfitonte secili prej tyre në këmbim të votës pro kandidatit Dhinisios Alfred Beleri. Në këtë bisedë, ky shtetas i ka premtuar shtetasit A.R se do të paguante shumën prej 50 euro për person dhe 300 euro për shtetasin A.R, nëse shtetasi Dhionisios Alfred Beleri bindej sipas verifikimeve që ai do të kryente, se vota ishte hedhur pro tij. Në këtë bisedë, shtetasi Alfred Beleri, i premton shtetasit A.R se shumën monetare do t'ja jepte po atë natë në darkë ose të nesërmen në mëngjes.
17. Në datën 11.05.2023, në mëngjes, është zhvilluar një takim midis shtetasit A.R dhe shtetasit Dhionisios Alfred Beleri, jashtë ambienteve të lokalit "Gelateria", ku sipas bisedave ambientale të përgjuara, ata kanë biseduar në mënyrë të përmbledhur në lidhje me listen dhe personat që janë në të, si dhe me mënyrën se si do tia jepte shumën
Po në këtë datë, pasdite, shtetasi A.R ka takuar vëllain e tij shtetasin A. R, i cili i kishte thënë se po atë dite kishte takuar rastesisht shtetasin Dhionisios Alfred Beleri, ku ky i fundit i kishte kërkuar numrin e A.R pasi siç i kishte thënë Alfredi vellait të tij, donte që numrin e tij t'ia jepte shtetasit Pandeli Kokaveshi. Vellai i ka thënë shtetasit A.R se Fredi i kishte thënë se Pandeliu do ta takonte për t'i dhënë një porosi.
19. Në vijim të kësaj bisede, gjatë mbasdites së datës 11.05.2023, rreth orës 21:47, shtetasi A.R ka komunikuar me shtetasin Dhionisios Alfred Beleri në lidhje me takimin me shtetasin me emrin Pandeliu dhe ai i ka thënë që do ti thotë ta marrë në telefon vetë Pandeliu. Në vijim të kësaj bisede, rreth orës 23:00 shtetasi A.R, është telefonuar nga shtetasi me emrin Pandeliu në lidhje me porosinë e Fredit dhe ai i ka thënë që kishte qenë i zënë dhe të takoheshin nesër, por A.R e ka pyetur nëse mund të takoheshin po atë ditë dhe ai i ka thënë që do ta merrte vetë për pesë minuta. Dhe në vijim shtetasi Pandeli Kokaveshi e ka marrë në telefon dhe i ka thënë të takoheshin tek Lokali "Gelateria" në Potam, Himarë. Ata janë takuar brenda në këtë lokal dhe janë ulur në një tavolinë dhe ai i ka marrë telefonin shtetasit A.R për arsye sigurie dhe bashkë me telefonin e tij i ka lënë në banak. Ata kanë biseduar në lidhje me zgjedhjet dhe listën që shtetasi A.R i kishte dorëzuar më parë shtetasit Dhionisios Alfred Beleri dhe shtetasi Pandeli Kokaveshi i ka thënë se katër persona nga lista i kishte kapur ai më parë dhe se mbeteshin vetëm tetë vetë nga lista (lista e sekuestruar kishte 12 emra). Më pas shtetasi Pandeli Kokaveshi i ka kërkuar të shkonte me të dhe kanë shkuar drejt tualetit dhe i ka dhënë shumën monetare në monedhën lek shqiptare, ku pasi të dy i numëruan ishin 8 kartmonedha, prerje 5.000 lekëshe, në total 40.000 lekë. Shtetasi A.R e ka pyetur si ti ndante nga 5.000 lekë secili dhe ai i ka pohuar që po. Shtetasi A.S e ka pyetur nëse i ka dhënë ndonjë gjë për të Fredi dhe ai i ka thënë që do të flisnin prapë. Dhe ai i ka numëruar sërish personat/ emrat që kishte dërguar shtetasi A.R dhe i ka thënë se ka dhënë për tetë vetë dhe në lidhje me personin shtesë, shtetasi Pandeli Kokaveshi i ka thënë se do të flisnin sërish dhe se do ta shënonte ai dhe shtetasi A.R duke u larguar ka marrë dhe telefonin e tij, që shtetasi Pandeli Kokaveshi në fillim të takimit ia kishte lënë mbi banak. Veprimi i mësipërm dhe komunikimi midis shtetasit Pandeli Kokaveshi dhe shtetasit A. R është dokumentuar me audio dhe video.
20. Nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore është bërë sekuestrimi dhe më pas këqyrja e telefonit të shtetasit A. R, nga ku ka rezultuar se ai ka patur komunikime të vazhdueshme me personat nën hetim shtetasit Dhionisios Alfred Beleri dhe Pandeli Kokaveshi, sipas procesverbalit të këqyrjes së aparatit telefonik. Nga të dhënat e përftuara nga kqyrja e aparatit telefonik celular të mësipërm, referuar thirrjeve hyrëse dhe dalëse si dhe komunikimeve në rrjetin social Whatsapp, rezulton se ato janë në përputhje dhe në harmoni me bisedat ambientale të përgjuara si dhe deklarimet e shtetasit A.R.