Disfata e 14 majit, Meta dhe Vasili zbarkojnë në selinë blu në takim me Berishën
Krerët e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe Petrit Vasili kanë zbarkuar paraditen e sotme në selinë e PD-së, aty ku do të zhvillojnë një takim me aleatin e tyre në koalciomin “Bashkë Fitojmë” Sali Berishën.
Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar mbi këtë takim, mendohet se temë e takimit do të jetë analiza e parë e rezultatit zhgënjyes që prodhoi gara e 14 majit.
Opozita duket se nuk e pranon rezultatin që prodhuan zgjedhjet lokale të 14 majit.
Pas deklaratave të djeshme të Sali berishës, një sinjal i tillë edrdh dhe nga nënkryetari i PL-së, Endrit Braimllari i cili deklaroi se se këto zgjedhje ishin masakër elektorale, ndërsa shtoi se përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Tiranë, Belind Këlliçit ishte një makineri shtetërore.