Iniesta paralajmëron Spanjën para finales/ Messi është i pamundur për t’u ndalur plotësisht

Andres Iniesta ka dhënë një mesazh të qartë për kombëtaren e Spanjës para finales së madhe të Kupës së Botës 2026 kundër Argjentinës, duke paralajmëruar se përballja me Lionel Messin do të jetë një sfidë e jashtëzakonshme.
Legjenda e Barcelonës, që ka ndarë për shumë vite dhomën e zhveshjes me Messin në Camp Nou, beson se Spanja nuk duhet ta ketë si objektiv të vetëm ndalimin e kapitenit argjentinas, pasi neutralizimi i tij është pothuajse i pamundur.
“Është e pamundur ta neutralizosh plotësisht Messin. Spanja duhet të përqendrohet te mënyra se si mund ta dëmtojë Argjentinën me stilin e saj të lojës, duke krijuar raste dhe duke i shfrytëzuar ato”, deklaroi Iniesta.
Ish-mesfushori spanjoll vlerësoi gjithashtu mentalitetin dhe përkushtimin e Messit, duke theksuar se paraqitjet e tij ndër vite janë rezultat i një vendosmërie të jashtëzakonshme.
“Nuk kam fjalë për ta përshkruar. Vendosmëria e tij, bindja dhe gjithçka që ai jep në çdo ndeshje meritojnë respektin më të madh”, u shpreh Iniesta.
Finalja e Botërorit 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës do të luhet më 19 korrik dhe pritet të jetë një nga përballjet më të mëdha në historinë e turneut.
Për Lionel Messin, ky është Botërori i gjashtë në karrierë, një rekord historik për një futbollist. Kapiteni i Argjentinës mban gjithashtu rekordin si golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i Kupës së Botës, me 21 gola dhe 12 asistime në 33 ndeshje.


