GJKKO rrëzon kërkesën e Ramazan Rrajës për zbutje të masës së sigurisë

GJKKO rrëzon kërkesën e Ramazan Rrajës për zbutje

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Ramazan Rrajës për zbutje të masës së sigurisë.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare SaidaDollani, sot më datë 17.05.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 16 akti, datë 12.05.2023 regjistrimi, me objekt“kundër vendimit nr. 37 Akti, datë 20.04.2023 të Gjykatës të Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimine Organizuar”,regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim R.Rr., ndaj vendimevenr. 80 akti, datë 20.11.2022 dhe nr. 37, datë 20.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

- Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari R. Rr. dhe mbrojtësi i tij av. Elton Hyseni ndaj disponimeve nr. 89 akti, datë 20.11.2022 dhe nr. 37 akti, datë 20.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e GJKKO-së

Ramazan Rraja, nipi i deputetit Rrahman Rraja është arrestuar pasditen e 19 prillit, pasi është kapur teksa lëvizte me armë pa leje në vendin e quajtur Ura e Gjoles.

“Në vijim të operacionit policor të koduar “Komploti” janë kapur dhe vënë në pranga Ramazan Rraja dhe shtetasi Louis Konomi alias Elton Llozhi”, njoftoi policia në atë kohë.

Pak muaj më parë, në banesën e Ramazan Rrajës janë ushtruar dy kontrolle, pasi dyshohej si person që kishte dijeni për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj.

SPAK-u lëshoi urdhër për shoqërim të detyrueshëm të tij për të dhënë dëshmi, por në momentin e kontrollit Rraja nuk u gjend në banesë, dhe u paraqit pak kohë më vonë. Pasi u mbajt për disa orë në policinë e Tiranës, Rraja u la i lirë.

edison vatnikaj ramazan rraja gjkko spak

EMISIONET