Edhe Partia e Lirisë s’e pranon rezultatin, Braimllari: Do të analizojmë çdo votë
Opozita duket se nuk e pranon rezultatin që prodhuan zgjedhjet lokale.
Në një prononcim për mediat nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari tha se këto zgjedhje ishin masakër elektorale, ndërsa shtoi se përballë Këlliçit ishte një makineri shtetërorë.
“Kemi të bëjmë me një masakër zgjedhore. Në zonat ku ka përqendrim të madh qytetarët, zoti Këlliçi është shumë mirë ose pa shumë diferencë.
Në zonat ku nuk ka shumë qytetarë, ka fituar Veliaj, pasi i ka blerë votat. Kemi 24 orë pa dalë nga palestra, pasi do e mbikëqyrim. Duhet analizë pas përfundimit të rezultatit.
Ka një masakër elektorale nga një makineri shtetërore ndaj Këlliçit. Shifrat në njësinë nr.5 dihen, siç ka pasur dhe më parë. Në qendra votimi ku ka popullsi e cila ka një nivel të lartë, Belind Këlliçi është fitues.
Unë në qendrën time shkova në mëngjes, prita tre orë, sepse nuk punonte pajisja e identifikimit elektronik. Në gjykimin tim u tregua kjo gjë dhe nga hapja e kutive, pra bëhet fjalë për masakër elektorale. Duam që të lexohet çdo votë, që vullneti i qytetarëve të jetë i drejtë.”, tha ai. /Bw