PS fiton në 55 këshilla bashkiakë, PSD maxhorancë në 3 të tjerë, “Bashkë Fitojmë” nuk kryeson në asnjë

Social demokratët mund të konsiderohen surpriza e parë sa i përket garës së këshillave. PSD u rendit në vendin e katërt, por duke pasur shumicën në tre bashki. Në vend të tretë qëndroi PD e Alibeajt. Një tjetër veçanti është kthimi i së majtës ekstreme, ku ekstremistët fitojnë një anëtar në Bulqizë dhe fronti i majtë në Pukë. Dy këshilltarë mori dhe lëvizja e punëtorëve

Partia socialiste kryeson edhe me këshilltarët që do të ketë në të 61 bashkitë me plot 757 nga një total prej 1611.

Në vend të dytë rendite koalicioni bashkë fitojmë me 292 anëtarë. Garë e fortë duket se është zhvilluar për vendin e tretë dhe të katërt.

Partia Demokratike e drejtar nga i komanduari Enkelejd Alibeaj ka mundur të fitojë 123 këshilltarë e me tej social demokratët që kanë shënuar surprizën e këtyre votimeve me 109 anëtarë në të 61 këshillat bashkiakë.

Por PSD edhe pse nuk ka fituar asnjë kryetar bashkie, ka arritur të marrë shumicën e këshillit të Pukës, Malësisë së Madhe dhe të vaut të dejës duke u renditur si forcë e parë në to. Ndërsa në Fushë Arrëz vendi i parë ndahet mes PSD dhe PAA, duke lënë pas socialistët, koalicionin meta berisha dhe PD-në zyrtare.

 

Tjetër surprizë është dhe forcimi i të majtës ekstreme. Partia Komuniste kthehet me një anëtar të këshillit bashkiak në Bulqizë, e po ashtu fronti i majtë me një anëtar në Pukë. Edhe lëvizja punëtore ka shënuar emrin të fituesit me një përfaqësues në Klos e një në Tropojë.

Sa i përket partisë demokratike që drejtohet nga Alibeaj nuk do të ketë përfaqësues në Roskovec, Dropull, Vorë e  Pustec ku nuk vendosi listë me kandidatë dhe në Kolonje, Skrapar e Tropoje ku nuk mundi të marrë votat e duhura për të qenë fitues.

PS fiton në 55 këshilla bashkiakë, PSD maxhorancë në 3

EMISIONET