PAMJE/ Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar rreth 30 minuta më parë në zonën e Zvërnecit, pranë daljes së Dalanit. Viktimë ka mbetur 40-vjeçari gazetari Enrik Mehmeti.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, ai po lëvizte me një motor me katër rrota, ne plazhin e Porto Noves kur dyshohet se, si pasojë e një manovre të gabuar, humbi kontrollin e mjetit. Motori u rrotullis disa herë. Gjatë aksidentit, një pjesë metalike e mjetit e goditi rëndë në kraharor, duke i shkaktuar dëmtime fatale. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, i riu nuk arriti të mbijetojë.

Menjëherë pas aksidentit, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Burime paraprake bëjnë me dije se viktima kishte pësuar dëmtime të rënda në kraharor dhe në organet jetësore. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

PAMJE/ Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari

EMISIONET